Categories: Uncategorized

Shqiptarët në veri po i lëshojnë tokat, ndërsa qeveria e Serbisë po ndërton shtëpi

Qindra objekte po ndërtohen në veri nga serbët, ndërkohë shqiptarët po i lëshojnë tokat e tyre.Shtëpinë po e ndërton me forcat e veta.

Halil Ahmeti nga fshati Suhadoll, tash e 7 vite ka filluar që ta ndërtoj këtë shtëpi në veri të Mitrovicës.

Të lidhura

None found

Por që nga ajo kohë, ende nuk e ka finalizuar, pasi që nuk ka mundësi financiare, ndërsa i mungon përkrahja edhe nga institucionet e Kosovës.

Shqetësim për të është që serbët fakti se kjo zonë po popullohet edhe më shumë me serb, por që Halil Ahmeti zotohet se nuk do të shpërngulet nga vendi i tij i lindjes.

Ndërkohë, investimet e serbëve në lagjen që njihet si “Lugina e Diellit” nuk po ndalen.

Me dhjetra shtëpi vec janë finalizuar në këtë pjesë të komunës së Zvecanit, ndërsa edhe banimi në këtë pjesë tashmë ka filluar.

Në këtë pjesë nuk mungojnë, as kishat e shkollat, e në ndërtim e sipër janë edhe shumë lokale e shtëpi të tjera.Ndërkohë, gjatë gjithë kohës që ekipi i T7, qëndroi në Luginën e Diellit, po vëzhgohej me dylbi nga rojtarët e kësaj pjese.Hafiz Mehmeti banorë nga fshati fqinj, thotë se banorët shqiptarë nga kjo pjesë nuk mund të kthehen në trojet e tyre, ndërsa sipas tij këto prona çdo ditë e më shumë po mbushen me serbë.

Ndërsa si të paligjshme këto ndërtime te serbëve në këtë pjesë po i cilësojnë nga Këshilli i veriut të Mitrovicës.

Nazimi Ismajli paralajmëron qeverinë e Kosovës që nëse nuk përkrahen më shumë banorët shqiptarë që jetojnë ne veriun e Mitrovicës, ata do të futen në grevë urie.Në ta kaluarën në Veri të Mitrovicë, me financim të qeverisë së Kosovë janë ndërtuar disa shtëpi për shqiptarët të cilët janë kthyer në këtë zonë.

të fundit

Dogana e Kosovës arkëton 1.7 miliardë euro në dhjetë muaj, me rritje 5.7 për qind

Dogana e Kosovës ka realizuar mbi 1 miliard e 708 milionë euro të hyra gjatë periudhës janar-tetor 2026, duke shënuar…

1 minute ago

Interpretimi i këngës serbe në Forumin e BE-së, Fehlinger kërkon sqarime nga Marta Kos

Eksperti austriak dhe aktivisti për integrimin euroatlantik, Günther Fehlinger, ka reaguar pas interpretimit të këngës “Oj Kosovo, Kosovo” në Forumin…

2 minutes ago

Foda zbulon objektivin e Kosovës për sfidën vendimtare në Irlandë

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, pret një përballje të vështirë në udhëtim ndaj Irlandës, por ka bërë të qartë se…

4 minutes ago

Dimitrieska-Koçoska: Buxheti i vitit 2027 parashikon paga dhe pensione më të larta, pa ndryshuar taksat

Ana e të ardhurave të Buxhetit të vitit 2027 është projektuar me kujdes për shkak të pasigurisë globale, por edhe…

10 minutes ago

Balliu krahason 150 milionët e TVSH-së me 490 milionët e inceneratorëve dhe akuzon Ramën për abuzim me fondet publike

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së, duke e…

14 minutes ago

Kosova U-21 pëson humbje 2:0 ndaj Luksemburgut

Kosova U-21 të hënën është mposhtur nga Luksemburgu U21 me rezultatin 2:0. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në…

16 minutes ago