kosovë

Ish-ministri britanik: Serbia po përgatit sulme të reja në veri të Kosovës

Denis MacShane, ish-ministri britanik për Evropën, ka folur për planet që po thur Serbia në veriun e Kosovës.

MacShane thotë se këto provokime janë fatkeqësisht pjesë e politikës serbe, e cila po përgatit sulme të reja, të njëjta me ato që ndodhën shtatorin e kaluar në Banjskë.

Të lidhura

None found

“Dua të them, fakti i qartë është se të gjithë e dinë se çfarë ndodhi, paraushtarakët erdhën fillimisht nga veriu i Kosovës, nga zonat serbe në veriun e Kosovës, organizuan një sulm, u vranë njerëz. Po, njerëzit do ta pranojnë këtë si të vërtetë të sigurt, fatkeqësisht këto provokime janë pjesërisht pjesë e politikës serbe”, u shpreh për EuronewsAlbania.

Në eksperiencën e tij të fundit në Brezovicë, MacShane tregoi se shqiptarët dhe serbët atje kanë jetuar mirë. Megjithatë pavarësisht kësaj Serbia po bën çmos për të zaptuar veriun e Kosovës.

“Serbia nuk mund të pranojë përfundimisht poshtërimin e saj nga mposhtja. Na pëlqen apo jo, shumë njerëz në Serbi, ende e shohin Kosovën në mënyrën që Franca e shihte Algjerinë 60-70 vite më parë, apo në mënyrën që Britania e shihte Irlandën 100 vite më parë”, tha ai.

Për Denis MacShane, Kosova shihet nga qeveria serbe si pjesë e saj e pandashme, “e si për fat të keq ende nuk është mundur të gjendet një urë komunikimi mes dy vendeve”.

“Dhe nuk kemi gjetur dikë në anën e Kosovës që ndoshta ka mundur të vendosë komunikim. E di që kjo është një kërkesë e madhe, sepse të gjithë në Kosovë, me të drejtë e shohin veten si viktima dhe serbët duhet të ndëshkohen. Por, nëse kjo gjuhë ndëshkimi dhe hakmarrjeje vazhdon, kam frikë se nuk do të ketë asnjë zgjidhje apo paqe”, tha ish-ministri britanik.

të fundit

Georgievski Criticizes VMRO-DPMNE: It Has Abandoned the Ideals on Which It Was Founded

Në Ditën e Republikës – 2 Gushtin, ish-kryeministri dhe njëri prej themeluesve të OBRM-PDUKM-së, Ljupço Georgievski, ka publikuar një mesazh…

2 minutes ago

Another Mass Grave Discovered in Zubin Potok

U gjet edhe një varrezë masive në komunën e Zubin Potokut. Janë identifikuar mbetje mortore. Hollësi të tjera pas pak.…

2 minutes ago

Radević’s Arrest and the Excavations in Zubin Potok: Miftari Raises Suspicions and Criticizes Sami Lushtaku

Mbrëmjen e së shtunës është arrestuar Jugosllav Radeviç, kjo pas një aksioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria…

3 minutes ago

Emigrant from Italy at Protest: Balla Called Us Crows and Magpies, but He Is a Worm! Rama Has Sold Albania, the President Is Not Defending the Constitution

Në ditën e 64-të të protestës përpara godinës së Kryeministrisë kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij, vijojnë të…

4 minutes ago

Kennedy Jr. fajëson Faucin për reagimin ndaj Covid-19, ndërsa ekspertët kundërshtojnë pohimet e tij mbi vaksinat

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., ka fajësuar ish-drejtorin e Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony…

4 minutes ago

Five Dead in Greek Wildfires, All Victims Were Rescue Personnel and None Were Residents

Greqia vijon të luftojë me zjarre të mëdha që kanë përfshirë disa rajone të vendit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme…

4 minutes ago