Categories: Uncategorized

Shkëputi kontaktet me Presidentin Thaçi? Reagon Ambasada Britanike

Ambasada e Britanisë së Madhe ka mohuar raportimin e sotëm në të cilin thuhej se misionet të huaja në Kosovë, përfshirë edhe atë të britanik, kanë bllokuar komunikimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, pas zhvillimeve të fundit të nxitura nga Prokuroria Speciale e Hagës.

“Ambasada Britanike vazhdon që të ketë komunikim me të gjithë liderët politik e institucional në Kosovë. Kjo është diçka normale dhe esenciale për punën diplomatike të Ambasadës”, thuhet në reagim.

Të lidhura

None found

Në reagim thuhet se Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë nuk ka bllokuar komunikimin me asnjë prej liderëve politik e institucional të vendit.

“Si një partner dhe shtet mik i Kosovës, Britania e Madhe mbetet në kontakt me të gjithë institucionet e shtetit të Kosovës, me të gjithë partitë parlamentare, bashkë qeverinë dhe opozitën. Ambasada nuk ka “bllokuar komunikimin me asnjë lider politik apo institucional. Kushdo që thotë që diçka e tillë është bërë ka gabuar”, thuhet në reagim.

Përveç ambasadës së Britanisë së Madhe, në raportim të Kohës Ditore thuhej se Thaçit ia ka “bllok” edhe ambasada e Francës.

të fundit

Buffon: Pse Kane e meritoi Topin e Artë 2026 dhe cilët mund ta fitojnë në të ardhmen

Gianluigi Buffon beson se Harry Kane e meritonte të fitonte Topin e Artë 2026 , megjithëse ai mendon se Kylian…

7 minutes ago

Haxhiu merr nga Presidenca dekretin për shpalljen e ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

Dy javë pas miratimit në Kuvendin e Kosovës, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme…

8 minutes ago

AUV bllokon 178 kg suxhuk pasi analizat zbulojnë ADN pule në produkt

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) bllokuan gjithsej 178 kg, përkatësisht 120 kg suxhuk “Kalorik” dhe 58 kg…

8 minutes ago

Bytyqi: Buxheti 2027 shton barrën e borxhit, ndërsa investimet kapitale mbeten pas

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në seancën e sotme të Komisionit të Financave dhe Buxhetit, ku u diskutua Propozimi i…

8 minutes ago

Lutfi Dalipi viziton për herë të parë Dardanët

Kombëtarja e Kosovës sot pati një mysafir të veçantë në stërvitjen zyrtare, në prag të ndeshjes kundër Izraelit. Lutfi Dalipi,…

13 minutes ago

Shiroka-Pula: SHBA-ja mbetet partner strategjik i pazëvendësueshëm për Kosovën

Zhvillimet aktuale politike në vend ishte temë e diskutimit të sotëm ndërmjet presidentes Justina Shiroka-Pula dhe të Ngarkuarës me Punë…

19 minutes ago