Categories: Uncategorized

Qytetarët të zhgënjyer me zvarritjet rreth formimit të Qeverisë

Qytetarët shprehin zhgënjimin e tyre me zvarritjen e krijuar rreth formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

Përmes një ankete të REL, ata thonë se dy partitë që po negociojnë rreth marrëveshjes për koalicion, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, po krijojnë vonesa të panevojshme.Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kanë zhvilluar tetë takime, ku kanë diskutuar për arritjen e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës. Por, marrëveshja nuk është arritur.

Të lidhura

None found

Rina Cukaj, studente e Fakultetit të Filologjisë, dega e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës, thotë se do të ishte e mirëpritur një marrëveshje mes këtyre dy partive, në mënyrë që të formohet qeveria e re.“Besoj se është maltretim për krejt popullin. Ne jemi studentë dhe ende nuk jemi në atë fazën, të themi të vendosmërisë, por ka njerëz që e kanë në pyetje vendin e punës dhe zvarritja ndikon te ta, apo diçka të ngjashme dhe kisha besuar që një zgjidhje sa më e shpejtë dhe pozitive do të ishte e mirëpritur për krejt qytetarët”, thotë ajo.Edhe Betina Elezi, studente në Fakultetin Filologjik, thotë se po ndihet tejet e zhgënjyer me zvarritjen e arritjes së marrëveshjes.

“Sa i përket zvarritjes së formimit të qeverisë, mendoj që është një katastrofë e madhe për popullin, sepse ne gjithmonë jemi mësuar të zhgënjehemi prej politikanëve, por tash mendoj se u tejkalua gjithçka. Shpresoj që sa më shpejt të formohet qeveria dhe të funksionojë shteti, ashtu siç duhet”, thotë Betina Elezi.
Ndërkaq, Sali Gashi, jurist me profesion, i cili punon aktualisht në një kompani private në vend, thotë se i ka humbur shpresat tashmë se do të arrihet ndonjë marrëveshje për formimin e qeverisë së re nga dy partitë që po negociojnë.

“Si të mos jemi të zhgënjyer… Prej tyre po presim që ta formojnë qeverinë. Nuk pres të formohet qeveria, si përfundim, do të kemi vetëm zvarritje”, thekson Sali Gashi.Zhvillimet politike, për disa nga qytetarët nuk janë atraktive, andaj edhe iu kushtojnë pak rëndësi. Altin Kastrati, nga Prishtina, thotë se për aq sa po ka mundësi, i shmang temat politike.“Të them të drejtën, po mundohem t’i iki kësaj teme sa më shumë, në mënyrë që të mos preokupohem. Do të doja të fokusohesha në punët e mia, merrem me dizajn grafik”, thotë ai.Ndërkaq, Hafiz Demi, 35-vjeçar, i papunë, thotë se një shtet që nuk ka një qeveri funksionale ndikon dhe i prek të gjitha shtresat e popullatës.

“Normalisht, gjithë rininë na prek nëse jetojmë me një shtet pa qeveri. Rinia po e sheh që nuk ka asgjë nga ky vend dhe po e shohim se si të rinjtë ikin jashtë. Unë do t’u thosha politikanëve që sa më shpejt të merren vesh dhe këtë ta bëjnë për të mirën e popullit se me të vërtetë po ndihemi të zhgënjyer”, thekson Hafiz Demi.Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, e përcjellë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Këto zgjedhje pasuan dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, pasi që ai kishte marrë ftesë për intervistë në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

të fundit

Blow to the Heart of Ukraine’s Military: Zelensky Removes Armed Forces Chief After Dismissing Defense Minister

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

2 hours ago

Hegseth Seeks Additional $80 Billion from Senate to Cover Cost of New Strikes on Iran

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Kane do të dëshmojnë në Senat…

2 hours ago

Horoskopi 22 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Ndikimi i yjeve nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe ekuilibri ka rrezik te prishet. Nuk…

3 hours ago

Goditje në zemër të ushtrisë ukrainase/ Zelensky largon edhe kreun e Forcave të Armatosura, pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

3 hours ago

Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në Instagram

Xhesika Polo është një nga artistet që suksesin nuk e mat vetëm me çmime apo renditje, por edhe me rrugëtimin…

3 hours ago

Zyrtare: Morgan Rogers transferohet te Chelsea për shifër rekord

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e yllit të Aston Villas Morgan Rogers, për një shumë rekord prej 117 milionë funtesh, duke…

3 hours ago