Categories: kosovë

LVV pret certifikimin për të formalizuar hapat drejt krijimit të institucioneve të reja

Lëvizja Vetëvendosje ka hyrë tashmë në biseda të brendshme për mundësitë e formimit të institucioneve, por vendimet zyrtare do të pasojnë vetëm pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit. Kështu u shpreh kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj.

Të lidhura

None found

Në “Intervista e Javës” në KosovaPress, Zulfaj theksoi se ky certifikim do të shërbejë si baza formale për të përcaktuar numrin e mandateve dhe për të analizuar skenarët për konstituimin e Kuvendit, formimin e institucioneve të reja dhe zgjedhjen e presidentit.

Sipas tij, Albin Kurti, si kryeministër dhe njëherësh kryetar i subjektit më të madh politik, duhet të presë përmbylljen e procesit zgjedhor para se të ecet më tej, në mënyrë që çdo llogaritje dhe qëndrim të mbështetet mbi rezultatet zyrtare.

Zulfaj tha se në kuadër të LVV-së po zhvillohen diskutime për alternativa të ndryshme, por theksoi se mënyra se si ato do të marrin formë do të varet edhe nga sjellja dhe qasja e partive të tjera politike ndaj ngritjes së institucioneve të reja.

LVV ka nisur diskutimet për opsionet e formimit të institucioneve

“Kryeministri, presidenti i LVV-së do të presë certifikimin e rezultateve së pari. Ajo pastaj është pikënisja që zyrtarisht sa mandate i ke fituar, në mënyrë që të flasësh pastaj mbi bazën. Dihet, por si kryeministër dhe president i subjektit më të madh duhet të presësh certifikimin e tyre që të flasësh sigurt se kush sa vende i ka për të bërë aritmetikat për konstituimin e institucioneve. Këta skenarë do t’i shqyrtojë mbi bazën e rezultatit, besoj, kryeministri bashkë me kryesinë e LVV-së… Sigurisht se ka diskutime (brenda LVV-së), por sesi do të materializohen këto diskutime. Në herën e kaluar kishim rezultatin dhe propozimin. Tash duhet të shohim edhe spektrin politik sesi e kanë qasjen karshi krijimit të institucioneve”, tha ai.

Ai akuzoi partitë e ish-opozitës se kanë penguar edhe më herët ngritjen e institucioneve, duke përmendur zvarritjen për muaj të tërë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, ndonëse, sipas tij, ajo pozitë i takonte grupit më të madh parlamentar.

Zulfaj shtoi se opozita e atëhershme jo vetëm që refuzoi ofertën për koalicion qeverisës, por nuk pranoi as propozimin e LVV-së për një president konsensual, duke përmendur emrin e Feride Rushitit.

Zulfaj: Ish-opozita po bëhet pengesë e formimit të institucioneve të reja

“Këtu kisha përmendur dy momente. Një, i gjithë viti i kaluar shkoi, ju e dini, nga drama në Kuvend për kryetarin e Kuvendit. Domethënë, kryetari i Kuvendit i takonte grupit më të madh parlamentar, kështu edhe u bë në fund, apo? Pse na humbën gjithë atë kohë për të dëshmuar që kryetari i Kuvendit prapë i takon grupit më të madh parlamentar? Humbje kohe, humbje kohe komplet. Ndërkohë që kishte ofertë edhe për koalicion qeverisës. Nuk donin as në koalicion qeverisës, shkuam në zgjedhje. Pra, kryetari i Kuvendit, që i takonte Lëvizjes Vetëvendosje, e vonuan me muaj, në fund për t’i takuar prapë Lëvizjes Vetëvendosje. Koalicion qeverisës për qeverisje të përbashkët refuzuan. Dhe në zgjedhje fituam shumë më shumë se sa më 28 dhjetor, fituam shumë më shumë se sa në shkurt. Pra, le që na humbën kohën me manovra në Kuvend, po humbën edhe zgjedhjet pastaj në fund. Çfarë është rezultati i kësaj? Në shkurt, nëse nuk gaboj, 14 shkurt ka qenë kur u krijua pastaj qeveria e re. Vetëm dy ditë pas, e kemi ratifikuar Planin e Rritjes, vetëm dy ditë pas. Kemi pasur Kuvend, kemi pasur Qeveri. Nga humbja e 28 dhjetorit, në momentin tjetër nuk e pranuan as propozimin për president konsensual… As nuk e pranuan propozimin tonë, për propozimin e tyre për president. Domethënë, as nuk e pranuan propozimin për president konsensual, zonjën e nderuar Feride Rushiti, por as nuk pranuan propozimin tonë për propozimet e tyre për president”, deklaroi ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit më 27 qershor.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion parazgjedhor me Guxo dhe Alternativa, doli e para me 47.13% dhe siguroi 53 ulëse. Partia Demokratike e Kosovës mori 19.44% dhe 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 16.69% dhe 18 ulëse, ndërsa Aleanca 6.74% dhe shtatë ulëse.

Përveç konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë, deputetët e legjislaturës së njëmbëdhjetë do të kenë për detyrë edhe zgjedhjen e presidentit të ri, për të cilin afati është 60 ditë nga momenti i konstituimit të Kuvendit.

të fundit

Zyra e Kryeministrit merr raportet për vrasjen e Arlinda Zekajt; Gërvalla dhe Sveçla dalin nesër para mediave

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se Zyra e Kryeministrit sapo ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e…

1 minute ago

Ismaili priti ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë: BQK-ja po përgatit aplikimin për SEPA

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, priti në takim Ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë,…

2 minutes ago

Konjufca: Kosova synon anëtarësimin në NATO si prioritet të politikës së jashtme

Kryediplomati Glauk Konjufca, gjatë një takimi sot me delegacionin e Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, rikonfirmoi përcaktimin e…

2 minutes ago

Ahmeti holds talks with Hungary’s envoy for the Western Balkans

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim të Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për Ballkanin…

8 minutes ago

Kurti: The law on the bureau was delayed for more than three and a half years, but our goal remains

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit në lexim të dytë të Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe…

8 minutes ago

Citizens march in Pristina for justice over Arlinda Zekaj’s killing

Qindra qytetarë protestuan edhe sot në Prishtinë, me kërkesat për drejtësi në lidhje me rastin tragjik në Vitomiricë të Pejës.…

8 minutes ago