Të mërkurën e 12 shkurtit, Qeveria Kurti pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria Haradinaj në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete.
Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që do të mbahet nesër me fillim prej orës 10:00, raporton KTV.
None found
Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria Haradinaj kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.
Sipas Ligjit për Gjykatat paga e kryeministrit dhe e zyrtarëve të tjerë në kabinetin qeveritar është ekuivalente me pagat në sektorin e drejtësisë. Kjo kishte bërë që pagat, pos Haradinajt dhe kabinetit të tij, ishin rritur edhe në këtë sektor.
Më vonë ishte votuar Ligji për paga që parashihte rregullimin edhe të pagave të kabinetit qeveritar.
Ligji për pagat parashihte zvogëlimin e pagave edhe për kryeministrin, por ky ligj është pezulluar deri në mars pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
Protesta e sotme në Tiranë u shoqërua me tensione e përplasje mes policisë dhe qytetarëve. Një qytetar është goditur me…
Interi ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Genoas me rezultat 4-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të…
PSG ka shënuar fitore ndaj Lorientit me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Ligue 1,…
Vedat Muriqi ka marrë vëmendje jo vetëm për paraqitjet e tij në fushë, por edhe për një gjest sportiv që…
Atletico Madridi ka marrë tri pikë të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Elchen me rezultat 2-3, në kuadër të xhiros…
Klidman LiloPortieri shqiptar, Klidman Lilo, ditën e sotme, me rastin e festës së Pavarësisë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një…