Categories: Uncategorized

Qeveria Kurti gati, të emëruarit e Haradinajt lënë zyrat

Kryeministri i ri, Albin Kurti, tashmë ka pranuar mandatin e tij edhe zyrtarisht. Shumica e ministrave kanë marrë mandatet. Zyrtarët e Qeverisë Haradinaj tregojnë se sot zyrtarisht ka pushuar secila detyrë e tyre. Prej nesër të emëruarit politikë të Qeverisë së kaluar nuk duhet të dalin në zyra.

Disa prej ish-ministrave kanë njoftuar se i kanë liruar pozitat e tyre për t’u lënë hapësirë pasardhësve të tyre të Qeverisë Kurti, megjithatë ka akoma qeveritarë që nuk janë ndërruar.

Detyrën i pari e ka marrë kryeministri Kurti nga zëvnedëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili më vonë ia ka liruar vendin edhe Glauk Konjufcës, i cili është ministri i ri i Jashtëm.

Ish-shefi i stafit të Haradinajt, Selim Selimi, ka thënë për Express se çdo zyrëtarë largohet, me largimin e Kryeministrit.

“Të gjithë të emëruarit politikë janë të lidhur me ditën e emërimit dhe të pushimit të ushtrimit të funksionit të Kryeministrit”, ka thënë Selimi.

Edhe ish-zëdhënsja e Qeverisë, Donjetë Gashi, ka treguar që tashmë kanë pushuar detyrat e punonjësve politikë në ekzekutiv.

Konjufca, Agim Veliu, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Besian Mustafa tashmë kanë marrë detyrat e tyre.

Zëvendëskryeminstri Enver Hoxhaj ka njoftuar se i ka lëshuar zyrën e zv.kryeministrit të parë Avdullah Hotin dhe e ka njoftuar për punët që e presin.

“Sot i dorëzova detyrën Zevendëskryeministrit Abdullah Hoti. E urova për detyrën e re dhe e informova për punët e kryera dhe ato që e presin”, ka shkruar Hoxha.

Të emëruarit politikë kanë nisur largimet e tyre me t’u votuar qeveria e re.

Bashmir Xhemaj i PDK’së dje ka publikuar një fotografi duke i mbledhur gjërat e tij për ta lëshuar zyrën.

“Sot ishte dita ime e fundit e punës në qeveri. Jam krenar që i kam shërbyer Kosovës, me aq mundësi dhe dije. Jam krenar për çdo të arritur nga viti 2013 në lobimin për njohje; anëtarësimin në organizata e deri tek përgatitja e takimit të parë të mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri me 2014”, ka shkruar Xhemaj në Facebook.

Kabineti i ri qeveritar përbëhet nga dy zëvendëskryeministra dhe 15 ministra. Ndërkaq Qeveria Kurti do të ketë edhe 33 zëvendësministra, të cilët akoma nuk janë emëruar.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

5 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

5 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

6 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

6 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

6 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

6 hours ago