Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka ndarë 230 mijë euro për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.
Më kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në mbledhjen e qeverisë ka kërkuar që kësaj ministri t’i ndahen 230 mijë euro për dezinfektimin dhe dezinsektimin e ndërtesave qeveritare që drejtohen nga MPB-ja.
None found
Bajrami ka bërë të ditur se ky buxhet i kërkuar nga MPB-ja do të ndahet nga rezervat shtetërore.
“Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë kërkesë për ndarjen e mjeteve shtesë financiare në vlerë prej 230 mijë eurove për Ministrinë e Punëve të Brendshme për sigurimin e procesit të dezinfektimit dhe dezinsektimit të ndërtesave qeveritare që drejtohen nga kjo ministri. Duke marrë parasysh situatën pandemike dhe duke marrë parasysh shpenzimet e paparashikueshme nga kjo ministri në mënyrë që të dezinfektohen të gjitha ndërtesat të cilat janë nën administrimin e tyre, ne propozojmë që të ndahen këto mjete nga rezerva në mënyrë që procesi i dezinfektimit të mund të ndodhë edhe më tutje”, theksoi Bajrami në fjalimin e saj.
Kjo kërkesë u aprovua nga i gjithë kabineti qeveritar.
Mbrëmjen e së hënës, Principata e Monakos u trondit nga një shpërthim i fortë që la tre persona të plagosur,…
Real Madridi po vazhdon punën për ndërtimin e një skuadre të nivelit elitar për sezonet e ardhshme, por për të…
Ndërsa në Tiranë, qytetarët protestojnë përpara Parlamentit. Edhe në Shkodër, protestuesit kanë nisur revoltën në Rrjoll. Qytetarët protestojnë në mbrojtje…
Vijon grumbullimi i protestuesve para parlamentit, ku ata kanë lëshuar thirrje dhe kanë qëlluar me vezë në drejtim të automjeteve…
Pak minuta më parë, pas gjuajtjes me vezë ndaj makinës së zv/ministres Albana Koçiu, është qëlluar edhe makina e ministrit…
MPB Maqedoni njofton se dje (29.06.2026), në orën 11:45, në Shtip, nëpunësit policorë të SPB Shtip e privuan nga liria…