Nisma për protestën në ballkon do të vazhdojë edhe sonte, duke filluar nga ora 20:00. Sipas njoftimit, sonte është paraparë të protestohet kundër LDK-së dhe partive opozitare për mospërfilljen e këtyre kërkesave.
Nisma për protestat në ballkon e quajtur Replikë, ka njoftuar se përkundër thirrjeve të qytetarëve dhe kërkesave të tyre, LDK dhe partitë opozitare nuk po i përfillin këto kërkesa.
None found
“Përkundrazi, vendosin për seancën për rënien e qeverisë në kohë krize shëndetësore. Këto parti nuk janë duke i përfillur kërkesat e qytetarëve të Kosovës në rend të parë, Administratës të Parlamentit të Kosovës e cila ka konstatuar që salla e Kuvendit nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e seancës, dhe kërkesat e Ambasadës të SHBA-ve, Britanisë të madhe, Italisë, Francës dhe Gjermanisë për unitet politik dhe qëndrueshmëri të institucioneve. Sonte në ora 20:00 po protestojmë kundër LDK-së dhe partive opozitare për mospërfilljen e këtyre kërkesave. Qytetarët e Kosovës kanë sakrifikuar ndër breza për Kosovën për t’i pasur institucionet e saj legjitime dhe përfaqësuesit e saj për t’i mbrojtur qytetarët edhe në kohë krize shëndetësore. Me vendimin për mbajtjen e seancës së nesërme këta politikanë po i shkelin edhe këto sakfrifica. Sonte në ora 20:00 kërkojmë mbrojtje të interesit publik dhe mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Sonte për 10 minuta e gjithë Kosova me zhurmë të mjeteve metalike kërkojmë anulimin e mbajtjes së seancës në kohë pandemie”, thuhet në njoftim.
Kjo nismë thotë se sonte protestojnë për shëndetin tonë e kundër këtyre politikanëve të papërgjegjshëm.
Pas takimit me kryeministrin Mickoski dhe ministren e Arsimit dhe Shkencës Janevska, përfaqësuesit e kuvendeve studentore thonë se nuk kanë…
Rritja e numrit të pasagjerëve në dy aeroportet të Maqedonisë së Veriut vazhdon me fillimin e orarit dimëror të fluturimeve.…
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Albert Sylën, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt. "Gjykata…
Fitorja e Listës së Studentëve në zgjedhjet e 25 tetorit 2025 në Serbi mund të shënojë një kthesë të rëndësishme…
Bizneset me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë do të mund të përfitojnë dëmshpërblim nga shteti për dëmet materiale…
Neglizhenca e mundshme e një tekniku të kompanisë publike hekurudhore Adif, i cili nuk paralajmëroi për rrezikun e përplasjes së…