Categories: Uncategorized

Projektligji i iniciuar nga Osmani për pandeminë konsiderohet i panevojshën nga qeveria

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është proceduar në Kuvend mendimi lidhur me Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka paraqitur mendimin lidhur me nismën legjislative të Kuvendit të Kosovës për projektligjin për pandeminë, qeveria e Kosovës vlerëson se nuk e mbështet nismën nga disa deputetë për rregullim të ri ligjor me të cilin bëhet kufizimi të disa prej lirive të garantuara me Kushtetutë të Kosovës.

Të lidhura

None found

“E vlerëson të panevojshëm miratimin e projektligjit për parandalimin e pandemisë Covid-19 me arsyetimin e se ligjet e aplikueshme e rregullojnë në mënyrë të mjaftueshme fushën e parandalimit të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë. Konsideron se është Kushtetuta e Kosovës ka dispozita të veçanta që adresojnë që institucionet e Kosovës kanë për obligim të ndërmarrin raste të caktuara të rrezikut të shëndetit publik. Po ashtu vlerëson se angazhimet për rregullim ligjor të përkufizimit të disa prej lirive dhe të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutë”, thotë Selmanaj.

Po ashtu është proceduar në Kuvend edhe mendimi lidhur Projektligjin për Masat e Përkohshme për ta lehtësuar efektin e pandemisë Covid-19, të arsyetuar nga zëvendëskryeministri Selmanaj.

Ndërsa, për vendimin për themelimin e Strukturave të Planifikimit Strategjik, edhe pse pati mospajtime për këtë çështje nga zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, është miratuar në qeveri.

Por, pika e rendit të ditës e arsyetuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi për themelimin e Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike nuk është miratuar, edhe pse pati insistim nga ministri Krasniqi.

Me propozim të kryeministrit Avdullah Hoti mbështetur edhe nga ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi,, është shtyrë për një mbledhje tjetër.

Në këtë mbledhje janë duke u shqyrtuar edhe pika të tjera të rendit të ditës.

të fundit

Supreme Court orders Brazil presidential vote extended by two hours

Gjykata Supreme e Brazilit ka urdhëruar një zgjatje dy-orëshe të votimit në zgjedhjet presidenciale, të cilat fillimisht ishin planifikuar të…

3 minutes ago

Salianji on Serbia’s elections: Vuçiç has fallen, Rama remains the last autocrat in the Balkans

Ervin Salianji ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku Lista Studentore ka siguruar epërsi ndaj forcës…

4 minutes ago

Poll in Serbia: Albanian Coalition projected to win two seats

Sipas projeksionit të CeSID dhe Ipsos, dy organizata që merren me sondazhet zgjedhore në Serbi, Koalicioni Shqiptar pritet të përfaqësohet…

4 minutes ago

Diplomacy, weapons and Israel: what could change if Democrats win the midterm elections

Analistët jopartiakë në Shtetet e Bashkuara thonë se demokratët kanë shanse të mira për të fituar kontrollin e Dhomës së…

5 minutes ago

Visar Mehmeti expected to join Shaip Kamberi as the second Albanian MP in Serbia’s parliament

Koalicioni Shqiptar pritet të sigurojë dy mandate në Parlamentin e Serbisë, sipas rezultateve dhe përllogaritjeve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të…

6 minutes ago

Shaip Kamberi calls it a historic achievement: Albanians seek a third seat in the Serbian Parliament

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Serbi kanë sjellë një rezultat të rëndësishëm për përfaqësimin politik të shqiptarëve në Luginën e…

6 minutes ago