Categories: Uncategorized

Plasin debatet në LDK, kandidatja për Kryeministre rrezikon të mbetet jashtë qeverisjes

Kandidatja për Kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani rrezikon të mbetet jashtë qeverisjes, edhe pse me emrin e saj LDK-ja arriti të dalë parti e dytë në zgjedhjet e përgjithshme. Pas 4 muash negociata sot kryetarët e dy partive Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Isa Mustafa i Lëvizjes Demokratike janë dakordësuar për të formuar sëbashku qeverinë e re me Kryeministër Albin Kurtin. Vjosës iu rezervua një vend që ajo nuk e preferon: Posti i Kryetares së Parlamentit.

Mesditen e kësaj të diele Isa Mustafa dhe Albin Kurti dolën sëbashku në konferencë, ku treguan se kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëqeverisjes dhe nesër pritet që qeveria e re do të votohet në parlament. Disa orë më pas gazetarët, përmes burimeve konfidenciale mësuan se Vjosa Osmani nuk e ka pranuar postin e Kryeparlamentares. Madje ka patur debate me tone të ashpra në mbledhjen e kryesisë së LDK-së.

Të lidhura

None found

Abcnews raporton se Vjosa Osmani nuk ka patur mbështetjen e n/kryetarëve të partisë, në kërkesën e saj për të marrë dikasterin e Ministrisë së Brendshme. Madje ajo nuk ka patur as mbështetjen e Lutfi Hazirit, që e ka përkrahur deri më tani. Thuhet se gjatë mbledhjes ka patur debate, tension dhe momente emocionale… Mustafa ka propozuar një emër tjeter për në krye të parlamentit, pas refuzimit të Vjosa Osmanit. Por ky person nuk e ka pranuar postin, duke pritur që Vjosa Osmani të bindet dhe ta marrë këtë post. Situata brenda LDK-së pritet të qartësohet nesër para seancës, pasi sot ekspontentë të kësaj partie refuzuan të flasin për mediat.

të fundit

Crosetto in Pristina: Italy is assessing the deployment of military radars in the Balkans

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka deklaruar se vendosja e radarëve në Ballkan do të mundësonte mbrojtjen e…

12 minutes ago

Mourinho rikthehet në Romë mes ovacionesh dhe banderolash nga tifozët verdhekuq

Jose Mourinho mori një pritje madhështore në “Stadio Olimpico”, ku tifozët e Romës e nderuan trajnerin portugez para ndeshjes ndaj…

27 minutes ago

Crosetto në Prishtinë: Italia po vlerëson vendosjen e radarëve ushtarakë në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka deklaruar se vendosja e radarëve në Ballkan do të mundësonte mbrojtjen e…

37 minutes ago

UEFA detyroi Egnatian të zhvillojë ndeshjen në “Air Albania”, kampionët rrezikonin humbjen në tavolinë

Conference League, Egnatia Të tjera detaje kanë dalë mbi situatën që kaploi sot Egnatian, sa i takon ndeshjes që do…

45 minutes ago

Berisha: More than 50 students and citizens injured in protest, their determination was extreme

Gjatë një takimi me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike në Tiranë, Sali Berisha foli për protestën studentore, të cilën…

56 minutes ago

Italy: 19-year-old arrested after guns and Nazi symbols found in his home

Një 19-vjeçar nga zona e Pavias, në Itali, është arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën armë…

56 minutes ago