Categories: Uncategorized

Përfundon takimi për linjën hekurudhore Kosovë-Serbi, Grenell nuk jep detaje

I deleguari i Trump për dialogun kosovë-Serbi, Richard Grenell është takuar ditën e sotme me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë.

Ata kanë folur për rivendosjen e linjës hekurudhore midis Prishtinës dhe Beogradit.

Zyrtari për media i Grenellit, Dick Custin, konfirmoi për se takimi ka përfunduar, por nuk ka dhënë informacione shtesë.

Arritjen e marrëveshjes për rikthimin e trafikut hekurudhor midis Kosovës dhe Serbisë e konfirmuan të premten Grenell dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Grenell bisedoi për këtë çështje edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës – parti këto që po bëjnë përpjekje për formimin e koalicionit qeveritar në Kosovë.

Bazuar në vendimin e ministrit në largim të Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj, pala kosovare në Berlin përfaqësohet nga Xhemë Veseli, drejtor i Departamentit dhe Infrastrukturës tokësore, dhe Ramë Çupeva, drejtor i infrastrukturës rrugore.

Palën serbe, ndërkaq, e udhëheq Marko Gjuriç, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Ndonëse institucionet tona janë të gatshme në vazhdimësi për kontribut në stabilitet dhe fqinjësi të mirë, theksojmë se çfarëdo marrëveshjeje që do të arrihet, do të jetë vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, shkroi Lekaj në Facebook.

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, u tha gazetarëve sot se infrastruktura hekurudhore e Kosovës është shumë e dobët dhe pothuajse jofunksionale.

“Hekurudhat tona që na lidhin me Serbinë, janë në gjendje shumë të keqe. Jemi në proces rinovimi. Është një projekt i madh me Bashkimin Europian. Një marrëveshje me Serbinë për trafikun nuk do ta dëmtojë Kosovën “, tha Haradinaj.

Marrëveshja për trafikun hekurudhor erdhi pak ditë pasi dy palët, po ashtu nën ndërmjetësimin e Grenellit, ranë dakord për një fluturim të drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe Beogradit.

të fundit

Aksident në aksin Vorë-Fushë Krujë/ Kamionçina përplas motorin, raportohet për dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më herët në aksin Vorë-Fushë Krujë. Mësohet se një kamioncinë ka përplasur…

8 minutes ago

Edi Rama pret Ceferinin dhe drejtuesit e futbollit Europian në një darkë me “lugë floriri”

Pasi mbaruan punët e rëndësishme të ditës, kryeministri Edi Rama në zbardhjen e emrave të qeverisë së tij të mandatit…

31 minutes ago

Callum Turner komenton lidhjen me Dua Lipën: Dua të jemi përgjithmonë bashkë

Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është…

55 minutes ago

Franca në krizë politike, kryeministri i ri premton “ndarje të thellë” me të kaluarën

Franca ka një kryeministër të ri, Sébastien Lecornu, 39 vjeç, i cili ka marrë detyrën pas rrëzimit të François Bayrou,…

1 hour ago

FOTO/ Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Dj Geek, zbulon të dashurën e re

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek. Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen e tij, një…

1 hour ago

Hapet testamenti sekret i Giorgio Armanit, misteri i dy dokumenteve të shkruara me dorën e tij, amanetet e fundit të stilistit të famshëm

Giorgio Armani kishte lënë dy testamente, të shkruara me dorë dhe të vulosura në një zarf të mbyllur. Këto dy…

2 hours ago