Sot po bëhen një javë që nga dita kur personeli mjekësor i ambulancës në Viti janë në karantinë, meqenëse të njëjtit kishin pasur kontakt me ambientin ku ishte trajtuar 77-vjeçari, i infektuar me koronavirus. Por, ndonëse kanë kaluar kaq ditë prej se është konfirmuar se pacienti që ata kanë trajtuar është i infektuar me COVID-19, personelit mjekësor u janë marrë mostrat tek sot, raporton Express.
Lajmin e ka konfirmuar Drejtoresha e Qendrës Kyresore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli.
None found
Kadolli ka thënë se gjendja e personelit mjekësor është e mirë dhe se asnjë prej tyre nuk ka shfaqur simptoma.
“Po, sa ishin ekipet dhe na i morën mostrat, tash t’i presim rezultatet. Janë testu të gjithë. Gjendja e tyre është e mirë, asnjëri s’ka shfaq ndonjë simptomë të koronavirusit. Të shohim tash”, ka thënë Kadolli për Express.
Rezultatet për këto mostra pritet që të dalin sot gjatë ditës. Infektologu Salih Ahmeti ka thënë se nuk mund të japë shifër të saktë për numrin e mostrave që janë dërguar në IKSHP, por se rezultatet dalin gjatë ditës.
“Po dhe gjatë ditës së sotme kemi dërguar mostra për analiza. Me shifër nuk e di saktë sa, mirëpo janë dërguar disa. Rezultatet pritet të dalim gjatë ditës”, ka thënë Ahmeti.
Ndryshe, mbrëmë është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në të gjithë vendin të shkojë në 21. Bëhet fjalë për një person me vendqëndrim në Janjevë të Lipjanit, një burrë i moshës 46-vjeçare, i cili ishte kthyer nga Berlini me aeroplan më 11 mars.
Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 21 persona të prekur me virusin COVID-19. Rastet e paraqitura janë nga qytetet si Klina, Malisheva, Podujeva, Vitia që janë izoluar.
Sipas gazetarit Christian Falk, në podcastin CF Bayern Insider, Bayern Munich po e konsideron mbrojtësin e Barcelonës, Jules Kounde, si…
Përderisa nxënësit ishin në një ekskursion në Monte Karlo, një drejtor shkolle dhe një ndihmësdrejtor dyshohet se kanë luajtur bixhoz…
Taksa e reduktuar e vlerës së shtuar për naftën mbetet në fuqi deri më 20 tetor 2026. Qeveria po e…
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë, që ndodhi sot në Livoç të Gjilanit. Duke iu…
Kryeministri Albin Kurti u takua sot me komisionerin e lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Christophe Kamp, me të cilin…
“Në shënjestër” Ajo që e kompromentoi pozitën e Vlora Hysenit, përballë ligjit, ishin komunikimet e saj me Ergys Agasin, gjatë…