Për sulmuesin kosovar është e interesuar edhe skuadra tjetër angleze Southampton.
Werderi është duke kërkuar për Rashicën më shumë se 22 milionë euro, pasi që me formën e tij fantastike është bërë futbollisti kryesor i kësaj skuadre.
None found
Këtë sezon Rashica ka shënuar shtatë herë dhe ka siguruar tre asistime në 18 ndeshje në ligën gjermane.
E së fundmi pas raportimeve për transferimin e mundshëm të Milotit te Southamptoni kanë reaguar shumë tifozë të kësaj skuadre.
Në këto komente kishte fjalë negative duke thënë që këto para do të shpenzoheshin për asgjë mirëpo shumica nga këto komente ishin mjaftë të mira duke e cilësuar futbollistin kosovar si një transferim ideal për skuadrën e tyre.
Disa nga komentet:
Maarc Smiiffy: “Pse një tjetër anësor? Unë mendoj se të gjithë e dimë se ka edhe pozicione të tjera që duhet të jepen me përparësi. “
Jennifer Hoëard: “Nëse Liverpool është i interesuar, ne nuk kemi shanse.”
Andy Batchelor: “Një lojtar i mirë dhe një lojtar i tillë, të cilin duhet ta shikojmë dhe të shkojmë ta marrim me kënaqësi.”
Cheryl Lule: “Unë jam i mendimit që kemi nevojë për një mbrojtës të mirë!”.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…