Categories: Uncategorized

Parlamenti Europian: Shpresojmë që SHBA-të nuk kanë plan sekret për Kosovën

Raportuesja në Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, sot në Twitter ka shpërndarë deklaratën e Departamentit amerikan të shtetit se nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbajnë fjalën.

Mbrëmë Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, përmes një deklarate të përbashkët kanë thënë se nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të lidhura

None found

Lidhur me këtë reagoi sot Viola von Cramon, raportuese në Parlamentit Evropian për Kosovën.

“Ne vetëm mund të shpresojmë se SHBA-ja, pas krijimit të rrëmujës në shtetin e Kosovës, do t’i mbahet fjalëve se nuk ka plan sekret dhe as nuk ka shkëmbim territoresh”, ka shkruar Von Cramon.

Ndryshe, përmes kësaj deklarate SHBA apelon tek krerët politik të Kosovës që të ndjekin Kushtetutën, duke thënë se do të punojnë me çdo qeveri të formuar përmes procesit kushtetues.

“Shtetet e Bashkuara janë me njerëzit e Kosovës. Ne i përshëndesim përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, me rrezik të madh, për të zvogëluar përparimin e COVID-19 në Kosovë. Në këtë kohë të pasigurisë, ne i nxisim krerët e Kosovës që të ndjekin Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit. Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me çdo qeveri të formuar përmes procesit kushtetues”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Departamenti Amerikan, kërkon që sa më shpejt Kosova ta heq plotësisht tarifën, pasi thonë se po e dëmton popullin.

të fundit

VIDEO/ Maldini Kacurri shënon për Grimsby Town dhe mban gjallë shpresat në FA Cup

Maldini Kacurri ka shënuar golin e parë për Grimsby Town, në ndeshjen që këta të fundit po luajnë me Stafford,…

10 minutes ago

Drenica i merr pikë Dritës, kampionët ndalen në barazim

Kampioni i Kosovës Drita ka lëshuar prapë pikë, këtë herë në udhëtim te Drenica, në kuadër të xhiros së 13-të…

10 minutes ago

Prishtina triumfon në transfertë ndaj Vushtrrisë dhe thellon shkëputjen në krye

Prishtina i ka marrë pikët e plota në udhëtim te Vushtrria, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e…

17 minutes ago

Sulmet ruse ndaj ekonomisë ukrainase shtohen përpara bisedimeve të paqes

Rusia po godet sistematikisht ekonominë e Ukrainës me sulme ndaj centraleve elektrike, fabrikave, porteve dhe hekurudhave. [...]Read More...

17 minutes ago

Itali/ Goditet organizata kriminale shqiptare, dyshohet për trafikimin e 240 kg lëndë narkotike dhe pastrami i 14 milionë eurove

Në kuadër të një operacioni të gjerë antimafia, një organizatë kriminale, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe e dyshuar…

23 minutes ago

Arrest of Dutch journalist who exposed “Albanian Files” prompts Berisha reaction: I demand his immediate release, no one must harm him

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, i cili,…

25 minutes ago