Categories: Uncategorized

Grenell i kundërpërgjigjet Von Cramonit: Bëjeni punën tuaj, liberalizojini vizat për Kosovën

Është ashpërsuar përplasja mes zyrtarëve të Evropës dhe atyre të Amerikës.

I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i është kundërpërgjigjur Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, që i cilësoi përralla deklarimet e Grenellit se ideja për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi ishte e ish-këshilltarit të Trumpit, John Bolton, dhe jo e vetë presidentit.

Të lidhura

None found

Von Cramon pas postimit kritikues kishte vazhduar polemikat me përdorues të Twitterit, me njërin nga postimet duke vënë në pikëpyetje “rezultatet për marrëveshjet që Grenelli kishte arritur mes dy vendeve në të kaluarën, duke theksuar atë për linjat ajrore dhe hekurudhore”.

Tani Grenelli, duke iu përgjigjur Cramonit, ka thënë se në vend se të ketë kritika, ajo duhet të merret me çështjet që i takojnë, duke ia përmendur liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Viola, në vend se të kritikoni çdo gjë që Administrata Trump bën për të normalizuar ekonomitë e Kosovës dhe Serbisë, përse nuk përqendroheni në të vetmen gjë që është dashur ta bëni: liberalizimin për Kosovën. Jeni ankuar për të tjerët qe 20 vjet. Bëni pjesën tuaj!”, ka qenë përgjigja e Grenellit.

E shpejtë ka qenë përgjigja e Von Cramonit. Ajo ka thënë se nuk është punë e Parlamentit Evropian të vendosë në fund për liberalizimin, teksa sërish ka kërkuar nga Grenelli të tregojë rezultatet e marrëveshjeve të arritura mes Kosovës e Serbisë, të ndërmjetësuara nga ai.

“Sigurisht. Por siç e dini edhe ju, fatkeqësisht është në duart e Këshillit të BE-së dhe jo në të Parlamentit Evropian që në fund të vendosë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Andaj ata duhet të japin dritë te gjelbër. Sidoqoftë, çfarë doli nga marrëveshja për aviacion dhe hekurudha mes Kosovës dhe Serbisë?” ka shkruar Von Cramon në përgjigjen ndaj Grenellit.

të fundit

Protestë në Shkup pas vrasjes së 17-vjeçares Biljana Kiriq, kërkohen përgjegjësi dhe ndryshime ligjore

Në Shkup u protestua pas tragjedisë në Bogdancë, ku humbi jetën 17-vjeçarja Biljana Kiriq, pasi u vra nga i dashuri…

19 seconds ago

Zidane: Mbappe e meritonte Topin e Artë njësoj si Harry Kane

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, ka dalë në mbështetje të Kylian Mbappes pas zhgënjimit të këtij të fundit në…

1 minute ago

VIDEO/ Maldini Kacurri shënon për Grimsby Town dhe mban gjallë shpresat në FA Cup

Maldini Kacurri ka shënuar golin e parë për Grimsby Town, në ndeshjen që këta të fundit po luajnë me Stafford,…

19 minutes ago

Drenica i merr pikë Dritës, kampionët ndalen në barazim

Kampioni i Kosovës Drita ka lëshuar prapë pikë, këtë herë në udhëtim te Drenica, në kuadër të xhiros së 13-të…

19 minutes ago

Prishtina triumfon në transfertë ndaj Vushtrrisë dhe thellon shkëputjen në krye

Prishtina i ka marrë pikët e plota në udhëtim te Vushtrria, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e…

25 minutes ago

Sulmet ruse ndaj ekonomisë ukrainase shtohen përpara bisedimeve të paqes

Rusia po godet sistematikisht ekonominë e Ukrainës me sulme ndaj centraleve elektrike, fabrikave, porteve dhe hekurudhave. [...]Read More...

26 minutes ago