Categories: Uncategorized

Palmer: Kosovës i duhet një qeveri, SHBA-të nuk duan të ndikojnë në këtë proces

Shtetet e Bashkuara shpresojnë se Kosova dhe Serbia do t’u rikthehen bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Kështu ka thënë zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Matthew Palmer, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë përcjell Klan Kosova

Të lidhura

None found

Gjatë një debati mbi Angazhimin Strategjik të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor, Egje dhe në Turqi gjatë pandemisë së koronavirusit, të organizuar nga Fondi Gjerman Marshall, Palmer ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,është thelbësor për të hapur rrugën evropiane për të dyja vendet.

Por ai theksoi se ende ka shumë punë për të bërë.

“Kosovës i duhet një qeveri. Ne po presim për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që do t’i hapte rrugën zgjidhjes së çështjeve që kanë të bëjnë me formimin e qeverisë. Dua të nënvizoj se Shtetet e Bashkuara nuk duan të ndikojnë procesin në asnjë mënyrë, nuk duam të zgjedhim qeverinë e re të Kosovës, nuk kemi favorit, nuk mbajmë anë. Ajo çfarë duam të shohim është një proces që është i mbështetur në Kushtetutën e Kosovës dhe kuadrin ligjor të Kosovës, që prodhon një qeveri që është përfaqësuese dhe ka fuqi të angazhohet në procesin e bisedimeve”.

të fundit

VIDEO/ Maldini Kacurri shënon për Grimsby Town dhe mban gjallë shpresat në FA Cup

Maldini Kacurri ka shënuar golin e parë për Grimsby Town, në ndeshjen që këta të fundit po luajnë me Stafford,…

2 minutes ago

Drenica i merr pikë Dritës, kampionët ndalen në barazim

Kampioni i Kosovës Drita ka lëshuar prapë pikë, këtë herë në udhëtim te Drenica, në kuadër të xhiros së 13-të…

2 minutes ago

Prishtina triumfon në transfertë ndaj Vushtrrisë dhe thellon shkëputjen në krye

Prishtina i ka marrë pikët e plota në udhëtim te Vushtrria, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e…

9 minutes ago

Sulmet ruse ndaj ekonomisë ukrainase shtohen përpara bisedimeve të paqes

Rusia po godet sistematikisht ekonominë e Ukrainës me sulme ndaj centraleve elektrike, fabrikave, porteve dhe hekurudhave. [...]Read More...

9 minutes ago

Itali/ Goditet organizata kriminale shqiptare, dyshohet për trafikimin e 240 kg lëndë narkotike dhe pastrami i 14 milionë eurove

Në kuadër të një operacioni të gjerë antimafia, një organizatë kriminale, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe e dyshuar…

15 minutes ago

Arrest of Dutch journalist who exposed “Albanian Files” prompts Berisha reaction: I demand his immediate release, no one must harm him

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, i cili,…

17 minutes ago