Categories: Uncategorized

OVL e UÇK-së në mbrojtje të Thaçit e Veselit: Do kundërshtojmë Gjykatën Speciale në mënyrë demokratike

Drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës paralajmëruan me an t nj konference për mediat se do t’i shfrytëzojnë të gjitha mjetet demokratike për të kundërshtuar Gjykatën Speciale.

Reagimi i tyre, erdhi pas akuzave kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Të lidhura

None found

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, tha se vendimet e gjykatës janë të papranueshme dhe se ligji për këtë gjykatë i miratuar në Kuvendin e Kosovës duhet të ndryshohet.

“Ngritja e kësaj aktakuze është bërë me qëllim të caktuar, sidomos për të penguar procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Organizata e Veteranëve të Luftës do t’i përdorë të gjitha format demokratike në kundërshtim të kësaj gjykate, duke mos përjashtuar edhe protestat, nëse e shohim ne se është si formë presioni ndaj Kuvendit të Kosovës për të vepruar”, tha Haradinaj.

Kuvendi i Kosovës e miratoi ligjin për formimin e Gjykatës Speciale në gusht të vitit 2015.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, tha se Gjykata Speciale është “gjykatë raciste dhe e njëanshme”.

“Kjo gjykatë është dashur të ndjekë edhe ata persona që jetojnë në Kosovë, sidomos serbët që kanë kryer krime lufte, që jetojnë të lirë në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok apo edhe në vende të tjera”, tha Gucati.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Gucati ka thënë se vendimi për të paraqitur aktakuzën në këtë kohë është bërë “për të kënaqur disa persona shqipfolës dhe Serbinë, si dhe për të gjunjëzuar Thaçin dhe Veselin”.

Gucati nuk ka dhënë më shumë detaje se për kë e ka fjalën kur përmend “personat shqipfolës”.

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

2 hours ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

2 hours ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

2 hours ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

2 hours ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

2 hours ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

2 hours ago