Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka propozuar një rezolutë në Kuvendin e Kosovës pas deklaratës së Listës Serbe për situatën në veri, si dhe konferencën ku zëvendëskryeministri Goran Rakiç njofton për vendosjen e karantinës në veri.
Osmani ka thënë se në qeveri të Kosovës duhet që brenda javës të merret vendim për shkarkimin e Rakiç.
None found
Nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë, Osmani ka thënë se do të thërrasin seancë ku do të iniciohet mocion për shkarkimin e tij.
“Propozoj që të hyjë në rend të ditës, kjo propozim rezolutë. Kuvendi i Kosovës propozon: Pika 1 Rikonfirmon se sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm çdo thirrje tjetër kërcënon themelet e shtetit të Kosovës.
Pika 2 Rikonfirmon se të gjitha subjektet kanë për obligim që të punojnë për interesin e vendit.
Pika 3 Kuvendit fton qeverinë që të mos lejojë asnjë anëtar të saj që të jetë i angazhuar në fushatën e Serbisë kundër Kosovës. Kuvendi kërkon që të shkarkojë të gjithë ata që bëhen pjesë e këtyre thirrjeve.
Pika 4 Nëse qeveria nuk e shkarkon brenda javës, atëherë Kuvendi do të thërras mocion për këtë çështje.”, tha Osmani.
Ndeshja Shqipëri- Finlandë, kuqezinjtë shënojnë golin e dytë, Rey Manaj dyfishon shifrat
Blerja e një banese po bëhet gjithnjë e më e vështirë për qytetarët. Në disa lagje të Shkupit, çmimi për…
Një vilë luksoze në Kaliforni, e lidhur me një prej masakrave më të tmerrshme të vitit 1970, ka dalë sërish…
Një ngjarje tragjike ka tronditur Britaninë e Madhe, ku një nënë 47-vjeçare e dy fëmijëve humbi jetën pasi u godit…
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa projektligje dhe vendime në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte. Në fokus të vendimmarrjes…
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në bashkëpunim me strukturat e Krimeve, kanë zhvilluar kontrolle të shtuara në disa zona…