Categories: Uncategorized

Një 45-vjeçar në Suharekë dyshohet të jetë eliminuar nga kushëriri i tij

Në fshatin Maqitevë të Suharekës, mbrëmjen e së dielës Sh.K. mbeti i vdekur pas plagëve të marra me armë zjarri nga kushëriri i tij S.A.

Policia ka konfirmuar se dorasi S.A nga po ky fshat është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë, raporton KTV.

Prokuroria ndërkaq ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin për vrasje derisa Gjykata pritet që për këtë të vendosë të martën.

“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se mbrëmë rreth orës 22:00 në fshatin Maqitevë – Komuna e Suharekës ka ndodhur një vrasje me armë zjarri, ku si pasojë e plagëve ka vdekur personi me inicialet Sh.K. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar së bashku me policinë dhe ekipin e emergjencës, të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari me inicialet S.A. është ndaluar për 48 orë, ndërsa gjatë ditës pritet që në Gjykatë të dorëzohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Prokuroria Themelore në Prizren.

Familja e S.A nga fshati Maqitevë thotë se ai është dorëzuar vetë në Polici, dhe se ende nuk e kanë të qartë arsyen e vrasjes.

Mustaf Ahmeti, vëllai i S.A, ka thënë se nuk kanë qenë në dijeni as që vëllai i tij mbante armë.

Edhe pas insistimit të KTV-së, familja e viktimës nuk ka dashur të flasë para kamerës, duke thënë se duhet t’i referohemi Policisë dhe se nuk janë në gjendje të flasin për rastin.

Sipas familjarëve, ata nuk kanë pasur asnjë problem dhe se viktima për shumë vite ishte duke jetuar në Zvicër.

të fundit

Aksident në aksin Vorë-Fushë Krujë/ Kamionçina përplas motorin, raportohet për dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më herët në aksin Vorë-Fushë Krujë. Mësohet se një kamioncinë ka përplasur…

30 minutes ago

Edi Rama pret Ceferinin dhe drejtuesit e futbollit Europian në një darkë me “lugë floriri”

Pasi mbaruan punët e rëndësishme të ditës, kryeministri Edi Rama në zbardhjen e emrave të qeverisë së tij të mandatit…

53 minutes ago

Callum Turner komenton lidhjen me Dua Lipën: Dua të jemi përgjithmonë bashkë

Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është…

1 hour ago

Franca në krizë politike, kryeministri i ri premton “ndarje të thellë” me të kaluarën

Franca ka një kryeministër të ri, Sébastien Lecornu, 39 vjeç, i cili ka marrë detyrën pas rrëzimit të François Bayrou,…

2 hours ago

FOTO/ Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Dj Geek, zbulon të dashurën e re

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek. Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen e tij, një…

2 hours ago

Hapet testamenti sekret i Giorgio Armanit, misteri i dy dokumenteve të shkruara me dorën e tij, amanetet e fundit të stilistit të famshëm

Giorgio Armani kishte lënë dy testamente, të shkruara me dorë dhe të vulosura në një zarf të mbyllur. Këto dy…

2 hours ago