Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bashkë me një pjesë të kabinetit, sot vizitoi Policinë e Kosovës, një ditë pasi një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra në Zhur të Prizrenit, në krye të detyrës.
Haradinaj tha se është shumë e rëndë që në krye të detyrës po humbin jetë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
“Sot, bashkë me një pjesë të kabinetit, për vizitë ngushëlluese në Policinë e Kosovës, për humbjen e pjesëtarit të tyre, Sami Thaçi, që me përgjegjësi të lartë, bashkë me dy kolegët e tjerë të lënduar rëndë, po e kryenin misionin e tyre gjatë një aksioni antidrogë në Zhur të Prizrenit. Është për keqardhje dhe shumë e rëndë që në krye të detyrës po humbin jetë pjesëtarë të Policisë tonë, ata që janë mburoja e sigurisë së vendit. Përgjegjësit duhet ta marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…
Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin e saj me Bjellorusinë – aleaten e ngushtë të Moskës –…
Kryeministri Edi Rama, shpalosi një "ministre" të re në qeveri, e cila nuk ka prani fizike, pasi do të jetë…
Ilir Alimehmeti ka folur rreth përbërjes së kabinetit të ri qeveritar që u prezantuar mesditën e së mërkurës nga kryeministri…
Shpallja e emrave që do të formojnë kabinetin qeveritar të mandatit të katërt të Partisë Socialiste, kanë sjellë reagime si…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më herët në aksin Vorë-Fushë Krujë. Mësohet se një kamioncinë ka përplasur…