Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur se nuk ka asnjë detyrim apo përgjegjësi për t’i siguruar Hashim Thaçit një mandat tjetër në postin e presidentit.
Mustafa tha për Kosovapress se janë të vetëdijshëm për këtë sfidë që do të paraqitet, andaj do të hapin debatin parlamentar për zgjidhur këtë çështje.
None found
“Nuk e kemi marrë asnjë obligim ne si LDK- për presidentin. Ka mbetur ajo çështje të zgjidhjet në momentin kur vjen koha e shpalljes së zgjedhjeve për presidentit. Natyrisht atë kohë duhet të diskutohet me të gjithë. Ne s’kemi asnjë obligim as ndaj presidentit as ndaj ndonjë subjekti politik. Ne jemi të vetëdijshëm që do të ballafaqohemi në shkurt të vitit të ardhshëm. Është çështje që duhet të hapim debatin me gjitha subjektet politike në vend për të parë si mund të sigurohet shumica parlamentare e nevojshme”, tha Mustafa, raporton KP.
Ndërsa për postin e krye parlamentares, në rast të dorëheqjes së Vjosa Osmanit, Mustafa tha se Lëvizja Vetëvendosje duhet të punojë për të siguruar votat.
“Ajo që është e sigurt dhe që është kushtetuese është që partia e parë e ka të drejtën të bëjë propozimin për kryetar-e të Kuvendit. Kjo i takon LVV-së, a do të arrijë të sigurojë 61 vota në Kuvend, unë nuk mund të them asgjë, por është çështje e së ardhmes”, tha Mustafa.
Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…
Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…
Një grua është arrestuar në Igumenicë të Greqisë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të saj policia zbuloi një sasi të…
Një zbulim makabër ka alarmuar policinë greke në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës, ku një trup i pajetë është gjetur…