Numri dy i LDK-së Lutfi Haziri ka folur rreth zhvillimeve brenda partiake dhe postit të presidentit.
Ai në emisionin Prime Time në Kanal10 ka thënë se LDK po shkon drejt transicionit dhe ndryshim të gjeneratave.
None found
“Isa Mustafa riktheu LDK-në nga një gjendje e keqe në një parti që prej vitit 2014 është drejt marrjes së primatit”, ka thënë Haziri.
Ai ka potencuar se Isa Mustafa e ka mandatin e besuar në krye të partisë.
Duke folur rreth presidentit, pas skadimit të mandatit të Hashim Thaçit në fillim të vitit të ardhshëm dhe paralajmërimeve të Ramush Haradinajt për këtë post, Haziri tha se lidhur për këtë çështje duhet arritur konsensus politik me partitë e tjera, përfshirë edhe opozitën.
Sipas tij, nëse nuk do të ketë arritje të një zgjidhje, atëherë LDK-ja nuk i përjashton zgjedhjet e parakohshme duke thënë se ‘nuk është për një president marionetë’.
Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…
Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…
Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…
Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…