Categories: Uncategorized

Mustafa flet para takimit me Kurtin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka arritur në objektin e Kuvendit të Kosovës për takimin e paralajmëruar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe ambasadorët e Quint-it në Kosovë.

Ai ka folur shkurtimisht para mediave ku ka thënë se qëndrimi i LDK-së mbetet i njëjtë, derisa ka shtuar se nuk e di nëse në takim do të jenë të pranishëm ose jo ambasadorët e vendeve të Quint-it.“Sa na përket neve, ne i kemi dhënë të qarta qëndrimet dje.

Vlerësojmë që zgjidhja që kemi ofruar është zgjidhja që funksionon dhe e cila dy palëve ju ofron partneritet të fortë dhe një balancim të pushtetit”.

“Nuk e di a do të vijnë ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë, sepse ne nuk i kemi ftuar. I ka ofruar Albin Kurti. Ne do të shkojmë në takim, nëse vijnë ambasadorët e mbajmë”.

Në Kuvend tashmë ka arritur edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Por, ai nuk është prononcuar për media. Në ndërkohë, nga partia e tij ka folur Besnik Bislimi i cili tha se ambasadorët e vendeve të Quint-it do të jenë të pranishëm në këtë takim.

të fundit

A do garojë për Tiranën? Alimehmeti: Vendimi do merret nga forumet

Ilir Alimehmeti ka folur rreth përbërjes së kabinetit të ri qeveritar që u prezantuar mesditën e së mërkurës nga kryeministri…

25 minutes ago

Rama i “dhuroi” postin e deputetes, Iris Luarasi i propozon PD-së kandidatët për Bashkinë e Tiranës

Shpallja e emrave që do të formojnë kabinetin qeveritar të mandatit të katërt të Partisë Socialiste, kanë sjellë reagime si…

42 minutes ago

Aksident në aksin Vorë-Fushë Krujë/ Kamionçina përplas motorin, raportohet për dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më herët në aksin Vorë-Fushë Krujë. Mësohet se një kamioncinë ka përplasur…

1 hour ago

Edi Rama pret Ceferinin dhe drejtuesit e futbollit Europian në një darkë me “lugë floriri”

Pasi mbaruan punët e rëndësishme të ditës, kryeministri Edi Rama në zbardhjen e emrave të qeverisë së tij të mandatit…

2 hours ago

Callum Turner komenton lidhjen me Dua Lipën: Dua të jemi përgjithmonë bashkë

Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është…

2 hours ago

Franca në krizë politike, kryeministri i ri premton “ndarje të thellë” me të kaluarën

Franca ka një kryeministër të ri, Sébastien Lecornu, 39 vjeç, i cili ka marrë detyrën pas rrëzimit të François Bayrou,…

3 hours ago