Categories: Uncategorized

Mjekja shqiptare humb të atin nga koronavirusi, rrëqeth me fjalët për të

Mjekja e QKUK-së, Tokjona Lajçi ka humbur të atin nga koronavirusi, ndërsa ajo i ka qëndruar afër dhe është kujdesur për të për 12 ditë rresht, por i ati nuk ia ka dalë dot.

Lajmin e ka bërë të ditur sopranoja kosovare, Arta Jashari me anë të një postimi prekës në rrjete sociale. Arta ka treguar bisedën e fundit me mjeken, e cila ndihet fajtore për humbjen e babait dhe nuk ia fal dot vetes.

Të lidhura

None found

Lajçi feston sot ditëlindjen dhe për këtë arsye sopranoja i është drejtuar publikisht duke e quajtur heroinë. Një heroinë që bëri çmos për të shpëtuar të atin, madje u infektua dhe vetë nga Koronavirusi duke i qëndruar afër deri në frymën e fundit.

“Mbreme mora nje mesazh shume te prekshem dhe dua te ndaj me ju. Perderisa ishim ne Pulmologji me babin, paralel me ne ishte edhe Dr. Tokjona Lajçi me babin e saj, shkrimtarin dhe avokatin Ali Lajçi, tashme i ndjere. Dr Tokjona per 12 dite rresht u kujdes per babin e saj te prekur me Covid19 ne Kliniken Infektive, ku edhe u infektua ajo vete dhe i qendroi afer deri ne frymen e fundit babit te saj. Me tha: “Nuk po ja fali dot vetes, se jam Doktorreshe dhe kam deshtuar.”

Sot, ne ditelindjen e saj desha te i them publikisht Tokjona Lajçi qe ti per te gjith ne qe jemi ne te njejtin vagon perballe kesaj tragjedie, qe ti nuk ke deshtuar, por je nje Heroine qe ke bere çmos per te shpetuar babin tend. Zoti te lehtesofte dhimbjen, i qofte dheu i lehte babit tend dhe te gjith atyre qe kane humbur ne kete beteje”, ka shkruar Arta.

të fundit

Papa Leo XIV do të operohet për heqjen e një nyjëze në mushkëri: sa i madh është rreziku për kancer?

Papa Leo XIV do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ditët në vijim për heqjen e një nyjëze të zbuluar…

6 minutes ago

Përplasja me Lirim Mehmetajn çon Gani Gecin në polici, familja mohon arrestimin

Pas një përplasjeje lidhur me një postim për deputetin Fatos Geci, ish-deputeti Gani Geci është raportuar se ka përfunduar në…

15 minutes ago

Reuters: Uashingtoni zbut kufizimet ndaj naftës ruse për të rikthyer Putinin në bisedimet për Ukrainën

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përdor lehtësimin e kufizimeve për eksportet e naftës ruse si një instrument diplomatik…

25 minutes ago

Changes to the 2026 budget on the agenda of Assembly committees

Disa komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë mbledhje gjatë ditës së sotme, ku në fokus do të…

32 minutes ago

Gani Geci arrested near TV station hosting debate on suspicion of threatening journalist Lirim Mehmetaj

Sinjali ka mësuar nga burimet e saj se Gani Geci është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosje”.…

33 minutes ago

World Bank: Emigration and population aging are limiting Albania’s economic growth

Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore me aftësitë e kërkuara nga bizneset vazhdojnë të kufizojnë potencialin e…

33 minutes ago