Categories: kosovë

Çun Lajçi ngre dilema për mbështetjen selektive ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

Aktori Çun Lajçi ka shprehur shqetësim për atë që e konsideron trajtim të pabarabartë në përkrahjen publike ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë gjykuar ose po përballen me gjykime në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka vënë në dukje se për disa të akuzuar organizohen protesta dhe shfaqet solidaritet i gjerë, ndërsa disa emra të tjerë, sipas tij, pothuajse janë harruar.

Të lidhura

None found

Lajçi ka përmendur veçanërisht Salih Mustafën, i njohur si komandant Cali, si edhe Pjetër Shalën, duke kërkuar të dijë pse edhe për ta nuk është organizuar një angazhim i ngjashëm publik.

“Pse për Calin e Pjetër Shalën s’u organizuan kurrë protesta para gjyqit në Hagë? Ç’është ky selektim? Kjo ndamje?”, ka shkruar Lajçi.

Ai ka ngritur pyetjen nëse Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe të tjerët vlerësohen më pak se Hashim Thaçi, duke theksuar se kontributi i secilit duhet të njihet pa dallime.

“A s’asht Rexha po aq i rëndësishëm sa Hashimi? A s’asht Kadria po aq trim sa Cali? Po Jakupi, pse anashkalohet? A s’ishte faktor në Shtabin e UÇK-së?”, ka pyetur ai.

Aktori është shprehur i vetëdijshëm se qëndrimi i tij mund të sjellë reagime kundërshtuese dhe sulme, por ka nënvizuar se nuk mund të qëndrojë në heshtje për personat që, sipas tij, po lihen në harresë.

“Si të hesht për çlirimtarët që harrohen? Si të hesht për çlirimtarët, kur Kosova po shkërmoqet për së gjalli e ne po zgjedhim kë me kujtue e kë me harrue?”, ka shkruar ai.

Në fund të reagimit, Lajçi ka theksuar se heroizmi dhe kontributi nuk duhen gjykuar nga sa shpesh përmenden emrat në tribuna, por nga vullneti që të mos harrohet asnjë prej atyre që dhanë kontribut në luftë.

“Heronjtë nuk maten me atë se sa herë përmenden nëpër tribuna, por me atë se sa herë ne kemi guximin të mos i harrojmë”, ka përfunduar Lajçi.

Qëndrimet e paraqitura në këtë reagim përbëjnë vlerësime personale të aktorit.

të fundit

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

4 hours ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

4 hours ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

5 hours ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

5 hours ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

5 hours ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

5 hours ago