Categories: Uncategorized

Marrëveshje me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, Kurti tregon çfarë fshihet pas datës 27 qershor

Ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për rifliimin e dialogut me Serbinë. Me një postim në Facebook Kurti shprehet se rifillimi i dialogut po i përshtatet kërkesave të Serbisë, si në kohë ashtu edhe në përmbajtje. Gjithashtu sipas tij në anën tjetër, që Serbia të jetë e kënaqur, u sajua një qeveri koti në Kosovë e cila varet nga secili deputet i Listës Serbe.

Postimi i plotë: Rifillimi i dialogut po i përshtatet kërkesave të Serbisë, si në kohë ashtu edhe në përmbajtje. Data 27 qershor e takimit është aty sepse vjen pas datës 21 qershor kur mbahen zgjedhjet në Serbi dhe datës 24 qershor kur Vuçiq shkon në Moskë për t’u takuar me Putinin.

Të lidhura

None found

Në anën tjetër, që Serbia të jetë e kënaqur, u sajua një qeveri koti në Kosovë e cila varet nga secili deputet i Listës Serbe, që hoqi reciprocitetin me Serbinë dhe ju zotua emisarit Grenell që nuk do të kërkojë anëtarësim për Kosovën në organizatat ndërkombëtare. (Kjo e fundit është heqje dorë nga neni 17, paragrafi 1, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.)

Në fakt, më parë se dialog si proces, kjo duket si takim njëditor ku servohen marrëveshjet.

Qasja e këtillë asimetrike që ka për pikënisje pabarazinë e normuar midis Kosovës e Serbisë, sjell veçse marrëveshje të dëmshme, rrjedhimisht të papranueshme e të pazbatueshme. Andaj kjo gjen mbështetje vetëm te politikanë e zyrtarë që nuk përfaqësojnë popullin, sikurse Thaçi e Hoti.

të fundit

Ministria e Shëndetësisë: Në QSUT dhe SUT morën trajtim një deputet, një polic, dy përfaqësues të medias dhe katër protestues

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se, gjatë protestës së sotme, në QSUT dhe SUT janë…

7 minutes ago

Vllaznia B fiton derbin shkodran, ndërsa Lushnja triumfon në transfertë dhe i afrohet kreut

Kategoria e DytëKanë përfunduar 3 ndeshjet e javës së 5-të në Kategorinë e Dytë, Grupi A [...]Read More...

8 minutes ago

Milani udhëton drejt Udineses me tri mungesa të tjera për Amorimin

Milani do të jetë pa Adrien Rabiot, Mario Gila dhe Diego Moreira për ndeshjen e së dielës në udhëtim ndaj…

9 minutes ago

Protester wounded in abdomen after being hit by police rubber bullet

Një qytetar është qëlluar me plumb gome në pjesën e barkut. Protestuesi është qëlluar në bark, në pjesën e sipërme…

13 minutes ago

Tensions escalate on the boulevard as police use tear gas and water cannons, protesters throw Molotov cocktails

Hidhen molotovë, gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt protestuesve në bulevard, pranë sheshit “Skënderbej”. Policia përdor ujë me presion…

13 minutes ago

Two cars collide in Vrion, Saranda, with improper overtaking suspected

Një aksident rrugor është regjistruar në Vrion të Sarandës, ku janë përplasur dy automjete tip “Volkswagen”. Si pasojë e aksidentit,…

14 minutes ago