kosovë

Flet kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Serbia është e gatshme për “marrëveshje dhe kompromise” në bisedime me Kosovën, tha kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, për agjencinë AFP.

Këtë deklaratë, Vuçeviq e dha një ditë para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të takohen për një rund të ri të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. “Ne jemi të gatshëm të bëjmë marrëveshje dhe kompromise, që nënkuptojnë se asnjëra palë të jetë fituese absolute apo humbëse absolute, por që Serbia dhe shqiptarët duhet të jetë të kënaqur më mënyrë të barabartë, apo thënë më mirë të pakënaqur në mënyrë të barabartë”, tha Vuçeviq.

Të lidhura

None found

Siç transmeton REL, Vuçeviq tha se “Gjithçka tjetër nuk është dhe nuk mund të ketë qëndrueshmëri afatgjatë”.

Për herë të fundit, Kurti dhe Vuçiq u takuan në Bruksel më 14 shtator të vitit 2023, kur diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, por ky takim rezultoi pa ndonjë përparim, për shkak të qëndrimeve kontradiktore të palëve.

Më 25 qershor, Kurti deklaroi për gazetarët në Prishtinë se në takimin në Bruksel do të diskutohet për gjendjen e këtij procesi dhe në rrugën përpara.

Ai po ashtu tha se Marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të raporteve e bën të mundur normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë “me njohjen de facto në qendër”. Kurti akuzoi Serbinë për moszbatim dhe shkelje të kësaj marrëveshjeje.

Kjo marrëveshje – e cila u arrit vitin e kaluar – nuk është nënshkruar nga palët, por BE-ja thotë se ligjërisht e obligueshme për Kosovën dhe Serbinë. Kosova kërkon që të nënshkruhet marrëveshja, por Serbia deri më tani ka refuzuar një gjë të tillë.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

BE-ja – e cila që nga viti 2011 ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë – ka kritikuar palët për moszbatimin e marrëveshjes.

Tags: serbi kosove

të fundit

Shtatë fjalët që pushteti nuk i lidh dot

nga Ornela Çuçi Studentët e mi të bioteknologjisë janë ku e ku më të informuar, më kërkues, më kritikë se…

4 minutes ago

Gruda sërish vendimtar me asistim, Leipzigu triumfon bindshëm ndaj Elversbergut

Brajan Gruda ka vazhduar me paraqitje pozitive në Bundesligën gjermane, duke regjistruar asistimin e tij të dytë në këtë edicion.Sulmuesi…

6 minutes ago

Drenica kërkon kthesën ndaj Malishevës kryesuese, publikohen formacionet zyrtare

Drenica do të jetë nikoqire e Malishevës me duelin që do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në stadiumin…

7 minutes ago

Police detain four people over illegal gold digging in Kalishte, Gostivar

Më 23.10.2026, në orën 20:20, në fshatin Kalishte të Gostivarit, në vendin e quajtur „Guri Sokoleci“, zyrtarë policorë nga Stacioni…

9 minutes ago

Kosovo government pledges over €1 billion for military during current term

Qeveria e Kosovës ka zotuar mbi 1 miliard euro investime në ushtri gjatë mandatit aktual, ndërsa ka bërë të ditur…

9 minutes ago

Health Ministry: One MP, one police officer, two media representatives and four protesters received treatment at QSUT and SUT

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se, gjatë protestës së sotme, në QSUT dhe SUT janë…

10 minutes ago