Categories: Uncategorized

Lëkundet koalicioni: LDK i del përfundimisht kundër Albin Kurtit për taksën

Lidhja Demokratike e Kosovës përfundimisht ka dalë kundër masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Është zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti ai i cili ka kërkuar që sa më parë të hiqet taksa ndaj mallrave serbe dhe ka kërkuar që mos të vendoset reciprociteti, raporton Gazeta Blic.

Të lidhura

None found

“Tarifa mbi mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pa kapërcyeshmë për komunitetin ndërkombëtar, SHBA dhe BE. Çdo shtyerje për heqjen e tarifës komprementon seriozisht pozitën tonë negociuse në këtë dialog, dëmton raportin tonë me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin. Asnjë masë e jona e një anëshme nuk mund të mbroj apo avansoj pozitën tonë nëse ajo nuk mbështetet nga SHBA dhe BE.”, ka shkruar ai.

Ky reagim i Hotit vjen pasi u shty mbledhja e Qeverisë, për shkak se partnerët e koalicionit nuk ishin dakorduar për çështjen e reciprocitetit.Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka paralajmëruar se do ta vendos masën e reciprocitetit, dhe pastaj ta heq taksën, veprim ky që po kundërshtohet nga Ambasadori amerikan Grenell.Reagimi i plotë:

Përfshirja amerikane në dialog e ka ndryshuar dinamiken e negocimit. Qendrim i Sekretarit Pompeo dhe angazhimet e ambasadorit Grenell se sovraniteti i Republikës së Kosovës është tepër i rëdësishem për të ardhmen e rajonit dhe se Marrëveshja për Paqe mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultoj me njohjen reciproke, janë garanci për pozitën tonë negociuese dhe synimet tona në këtë dialog.Dialogu duhet të udhëheqet nga Qeveria e Kosovës, e cila bartë legjitimitetin politik të deleguar nga Kuvendi i Kosovës. Përfshirja sa më e shpejt jep kohë për negocim më të favorshëm për Marrëveshjen përfundimtare.

Tarifa mbi mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pa kapërcyeshmë për komunitetin ndërkombëtar, SHBA dhe BE. Çdo shtyerje për heqjen e tarifës komprementon seriozisht pozitën tonë negociuse në këtë dialog, dëmton raportin tonë me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin.Asnjë masë e jona e një anëshme nuk mund të mbroj apo avansoj pozitën tonë nëse ajo nuk mbështetet nga SHBA dhe BE.Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të heqë tarifën famoze dhe kështu të ulet barabarsisht dhe me miqtë e saj në tryezën e Dialogut.Çdo alternativë tjetër rrezikon seriozisht të ardhmen e vendit.Gazeta Blic e para raportoi se ka mospajtime ndërmjet dy partive për çështjen e tarifës ndaj mallrave serbe dhe për çështjen e vendosjes së reciprocitetit.Duke u thirrur në burime, Gazeta Blic raportoi se shkak i anulimit të mbledhjes janë mospajtimet LDK-LVV për çështjen e taksës.“LDK nuk është në të njëjtin qëndrim me VV-në sa i përket taksës. Kryeministri Albin Kurti ka dashur të heqë përfundimisht taksën dhe të vendosë reciprocitetin ndërsa nga LDK po kërkohet vetëm heqja e taksës dhe mos të vendoset asnjë masë tjetër” bëjnë me dije këto burime.

të fundit

Horoskopi 24 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…

7 hours ago

U kthye si protagonist në momentin e duhur, Muçi tregon vuajtjet: Dy javë nuk mundesha as të ecja

Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…

7 hours ago

Qorri debaton ashpër me Dudushin: Mua të më thonë puthe filanin, kur nuk e shoh dot me sy nuk bëj mor vëlla

Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…

8 hours ago

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi mban një minutë heshtje, mungon opozita

Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën…

8 hours ago

Hetimet e SPAK për AKSHI-n, Bushati: Pasqyra më e rëndë e asaj që ndodh në Shqipëri! Janë korruptuar të gjithë institucionet shtetërore

Analisti Andi Bushati ka komentuar thellimin e hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e AKSHI-t, ku u sekuestruan mbi…

8 hours ago

Aksident fatal në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë/ 39-vjeçari përplas me mjet këmbësorin, humb jetën në vendngjarje

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Blutë sqarojnë, se një 39-vjeçar…

9 hours ago