Categories: Uncategorized

Lejoi mbajtjen e seancës për rrëzimin e Qeverisë, Kurti e shkarkon (FOTO LAJM)

Qeveria në dorëheqje e ka shkarkuar nga pozita e anëtarit dhe Kryetarit të Bordit të Shërbimit Klinik Spitalor të Kosovës, Naser Ramadanin, i cili mban edhe funksionin e Shefit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ramadani ishte njeriu kryesor që rekomandoi mbajtjen e seancës ku u votua me sukses shkarkimi i Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, i cili s’i mbushi as dy muaj në krye të Ekzekutivit.

Në emër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Ramadani dërgoi një mendim profesional ku tha se seanca mund të mbahet me disa masa për të cilat asistuan zyrtarët mjekësorë.

Qeveria është arsyetuar se vendimi për shkarkimin e Bordit ka ardhur për arsye se ai nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë dhe se ka dështuar në arritjen e objektivave

Ndërkohë, Qeveria ka emëruar Bordin e ri të SHSKUK-së. Kryetar i Bordit është emëruar Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mandat 1-vjeçar, ndërsa anëtarët e tjerë të bordit janë: 1. Dr. Agreta Gecaj – Gashi – Qendra Klinike Universitare e Kosovës; 2. Dr. Aida Rexhepi– Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës; 3. Dr. Xhevat Jakupi – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike; 4. Dr. Diana Dafota – Spitali i Përgjithshëm Gjakovë – Në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore; 5. Dr. Sadete Hadri – Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor; 6. Dr. Mirsad Shkreta – Ministria e Shëndetësisë; 7. Një (1) ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik.

Statuti i Shërbimit Klinik Spitalor kërkon që në Bordin e SHKSUK’së të jetë edhe një anëtar i Ministrisë së Shëndetësisë. Qeveria ka dërguar në këtë bord ish-kandidatin për deputet të VV’së, Mirsad Shkreta.

të fundit

Horoskopi 18 Qershor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Pas momenteve të errëta dhe të tendosura që keni kaluar, prania e Hënës në shenjën tuaj më në fund…

4 hours ago

Tensionet në Lindjen e Mesme, Donald Trump shqyrton mundësinë e bashkimit me Izraelin për të sulmuar centralet bërthamore të Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë që Shtetet e Bashkuara të bashkëpunojnë me Izraelin për të goditur objektiva bërthamore…

4 hours ago

Vuçiç kërcënon Kosovën: Gjërat po ndryshojnë në botë! Serbia do të fitojë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ai që ka lëshuar një deklaratë të fortë gjatë një interviste të dhënë për RTS, ku…

5 hours ago

VIDEO / Pas një transferimi prej 70 milionë eurosh, ai luan në rrugë, shikoni çfarë u bëri rivalëve të tij

Matheus Cunha tregoi aftësitë e tij në futboll duke luajtur futsall me miqtë në rrugë. Sulmuesi brazilian nënshkroi një kontratë…

5 hours ago

257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR, publikohet plani i masave

Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) kujton debitorët e taksës vjetore për mjetet e përdorura dhe atyre…

5 hours ago

Kur pritet ta bëjë zyrtare Barcelona transferimin e Joan Garcias?

Barcelona do të realizojë blerjen e parë të këtij afati kalimtar veror, duke transferuar portierin 24-vjeçar të Espanyolit, Joan Garcia,…

5 hours ago