Categories: Uncategorized

Legjenda Rummenigge befason me fjalët për Rashicën

Legjenda e Bayern Munich, Michael Rummenigge, si kolumnist i rregullt te ‘sportbuzzer’, ka hedhur dritë mbi situatën e vështirë që po mbretëron te Werder Bremen, në betejën e tyre për mbijetesë.

Rummenigge në shkrimin e tij ka analizuar skuadrën, trajnerin Florian Kohfeldt, e gjithashtu sheh një rreze shpresë te Milot Rashica, i cili po kërkohet nga skuadrat e mëdha.

Sipas Rummenigge, Milot Rashica do t’i sillte Werder Bremen një shumë të madhe parash, teksa shton se kosovari e ka të vështirë të rritet në atë skuadër, dhe në një skuadër me lojtarë cilësorë ai do të zhvillonte edhe më shumë talentin e tij.

“Ai është një lojtar më të vërtetë i mirë, i cili në të vërtetë mund të sjellë 50 ose 60 milionë euro. Tarifa fikse e transferimit të tij thuhet se është më pak se 40 milionë euro”, shkruan Rummenigge, shkruan lajmi.net.

“Kjo është një shumë e madhe parash për Werder. Rashica do të bënte mirë me Liverpoolin apo Borussia Dortmundit, e veçanërisht nëse Jadon Sancho do të linte Dortmundin, atyre do t’u duhej dikush si ai”.“Për më tepër, ai ka akoma për t’u zhvilluar. Ai bëhet më i mirë në një ekip më të mirë. Unë ende e di këtë nga koha kur isha aktiv. Ju merrni gjithçka nga lojtarët më të mirë dhe përparoni vetë. Në Werder, Rashica nuk mund të tregojë të gjitha aftësitë”.“Mbi të gjitha, ai gjithashtu duhet të luftojë dhe të sjellë gjithçka në ekulibër për të mbajtur skuadrën në ligë. Për sa i përket potencialit, ai ka mundësi të ndryshme”.

të fundit

Presidenti Begaj takon anëtarë të Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Institucionet tona, të angazhuara për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje

Këtë të hënë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe…

22 minutes ago

Papa Leoni XIV takon përfaqësuesit e SHBA-së, JD Vance dhe Marco Rubio

Papa Leoni XIV mbajti një takim privat me Zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio të…

25 minutes ago

Rritja e çmimeve në Kosovë, nën hetim tregu i bukës dhe gastronomisë

Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës (AKK) ka nisur një hetim për monitorimin e tregut vendor, pas shqetësimeve të qytetarëve dhe…

49 minutes ago

Dosja “Partizani”/ Seanca paraprake për Berishën dhe Malltezin, gjyqtarja Flojera Davidhi tërhiqet për vendim

Në Gjykatën e Posaçme, është zhvilluar seanca paraprake për dosjen “Partizani”. Avokatët e kreut demokrat Sali Berisha, kërkuan shfuqizimin e disa…

53 minutes ago

Vota e diasporës/ Përfundon numërimi për votat preferenciale në tre qarqe

Ditën e sotme, ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për diasporën në tre qarqe: Dibër, Kukës dhe Shkodër. Procesi i…

58 minutes ago

Vota e diasporës/ Ilirjan Celibashi jep shifrat: Zgjedhës që e kanë kthyer mbrapsht zarfin janë 353, votuan 199 824 shtetas

Këtë të hënë, në një deklaratë për mediat nga Parku Olimpik, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri…

1 hour ago