Categories: Uncategorized

Kurti për Ujmanin: Liqenin e kanë ndërtuar kosovarët dhe është vetëm i tyre

Ish kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur në Facebook lidhur me liqenin e Ujmanit dhe përkatësinë e tij territoriale.

Sipas Kurtit, Ujmani nuk është një liqen natyror mbi të cilin mund të bazohet Konventa Ndëkombëtare për ndarjen e Ujërave, ai është një liqen i krijuar artificialisht me paratë e taksapaguesve të Kosovës. Kurti thekson se Ujmani përpara se të jetë liqen është tokë e Republikës së Kosovës, e cila është shndërruar në një pasuri energjitike për qytetarët e Kosovës.

Të lidhura

None found

Ujmani është toka jonë

Ujmani nuk është pasuri natyrore por liqe artificial. Ujmani është pasuri, sepse është pasuri e Kosovës; jo pasuri natyrore, sepse i ndërtuar nga dora e njeriut. Ujmani nuk është ujë, Ujmani është tokë, sepse njëherë është tokë e pastaj ujë. Ujmani është tokë e mbushur me ujë.

Sipërfaqja e plotë mbi cilën është ndërtuar Ujmani është pronë e Kosovës. Kadastri, pra pronësia, shtrihet më tej se kufiri shtetëror i Republikës së Kosovës me Serbinë. Andaj Ujmani edhe në territorin e Serbisë është i Kosovës. Ujmani është tokë e Kosovës në territor të Serbisë. Por, edhe atje ai është i Kosovës.

Planifikimi, projektimi dhe ndërtimi janë bërë me shpallje të interesit të Kosovës, me mjete të Kosovës, i destinuar për Kosovën, në kohën kur Kosova ishte krahinë socialiste autonome e federatës.

Ujmani nuk është liqe natyror. Aty para ujit ka pasur toka, të cilat i ka shpronësuar Kosova, sipas ligjeve në fuqi dhe ka paguar shtrenjtë për to. Nuk ka pasur kontest me dikur republikat (sot shtete), pasi u shpërbë federata.

Ujmani nuk është ndërtuar në bashkëpunim me Republikën tjetër (sot Serbia), as nuk ka pasur për destinim përdorimin e ujërave të grumbulluara në të nga të dy etnitet asokohe brenda federatës (sot shtete të pavarura), por vetëm dhe vetëm të Kosovës. Këtë e vërteton çdo dokument zyrtar, por edhe projektimi i këtij kompleksi ujor-energjetik.

Fakti që nga pikëpamja e kufirit shtetëror ka pjesë të liqenit artificial të Ujmanit, pra tokave, në territorin e Serbisë, nuk thotë asgjë për pronësinë e tokës mbi të cilën sot ka ujë – ajo është aset i ndërmarrjes publike me qeverinë si 100% aksionare në emër të Republikës sonë. Ujmani është çështje prone, jo kufiri.

Ujmani nuk është rasti i liqenit natyror të Shkodrës, ku vet liqeni është ndarë midis shteteve, apo i liqenit tektonik të Ohrit. Por as nuk është rasti i marrëveshjes ndërkombëtare për shfrytëzimin e ujrave dhe më pas blerjen e tokës si te liqeni i Vërmicës në rastin e Shqipërisë me atëbotë Jugosllavinë.

Nuk ka pasur dhe as nuk ka për Ujmanin asnjë kontest të natyrës ndërkombëtare apo që lidhet në ndonjë formë me të drejtën ndërkombëtare të ujërave. Sepse askush nuk ka kontest për rrjedhën e lumit i cili e mbush një pjesë të liqenit tonë artificial.

Koha kur Serbia mund të nxirrte pretendime për këtë kompleks siç është Ujmani ka qenë para më shumë se 40 vjetëve, kur shpallej interesi i Kosovës për projektim dhe shpronësime për këtë qëllim në nivel të federatës. Nuk mund të simulohet kontesti i pabërë 40 vite më parë sot më 2020. Sepse nuk ekziston më asnjë e drejtë. Gjithçka është ratifikuar në nivel federate në atë kohë dhe çështja është e mbyllur.

Kushdo që po flet për Ujmanin si “ujëra që duhen ndarë” përveç që po ia ndihmon Serbisë të krijojë nga hiçi një kontest të pronësive të Kosovës, njëkohësisht edhe po e shtron rrugën që të zgjidhet keq çështja e demarkimit të kufirit kurdo që ajo ndodh.

Ujmani s’ka kontest, as nuk ka për çfarë të përdoret nga Serbia, as si e drejtë dhe as si aset, sepse nuk i ka takuar kurrë asaj dhe as nuk është ndërtuar për pjesë apo zona të saj.

Ujmani pra nuk i takon Serbisë e madje as nuk i duhet Republikës së Serbisë. Ujmanin duket që e kanë veçse për ‘Zajednicë’, si ujë për ‘Zajednicë’. Ujmani është tokë, ujë dhe energji e Kosovës, nga Kosova, për Kosovën.

të fundit

Agricultural product prices rise, sector costs increase nearly 10 percent

Çmimet e produkteve bujqësore në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rritje gjatë muajit tetor, krahasuar me të njëjtën periudhë të…

1 minute ago

Janevska: UNICEF supports us in optimizing schools and moving to single-shift teaching

"Optimizimi i rrjetit shkollor dhe mësimi me një ndërrim janë masa për arsim më cilësor dhe përvoja pozitive nga vendet…

2 minutes ago

Deliu raises concerns: how did a person convicted of murder in Switzerland get a gun permit in Kosovo?

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas vrasjes së rëndë që ndodhi sot në Suharekë, duke ngritur pikëpyetje në lidhje…

2 minutes ago

Jakup Krasniqi ends his stay in Kosovo, departs escorted by police amid “KLA” chants

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë, ndërsa largimi i tij është përcjellë nga prania e Policisë dhe…

2 minutes ago

Ministry forces Skenderaj municipality to clean the Klina river

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës…

2 minutes ago

Missing persons during the war, the real test for the new authorities in Serbia: will Belgrade open the archives on crimes in Kosovo?

Fati i personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë vazhdon të mbetet një nga plagët më të rënda të pasluftës,…

3 minutes ago