Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për 7 marsin ku deklaroi se prioritet i kësaj qeverie do të jetë kthimi i dinjitetit të mësuesit.
Kurti tha se shteti po kujdeset që të krijojë kushtet dhe t’i zbatojë standardet e caktuara, ndërsa, prindërit duhet të kujdesen që edukimi dhe nxitja për lexim t’i përcjellë fëmijët edhe në shtëpi.
None found
Mes të tjerash kreu i qeverisë kosovare tha se për popullin shqiptar asgjë nuk ka ardhur me lehtësi por gjithçka me shumë punë dhe vetëmohim.
“Edhe sot si kryeministror i vendit nuk kam prioritet më të lartë sesa kthimin e dinjitetit të mësuesit, të arsimtarit, të mësimdhënësit, sesa kthimin e vëmendjes nga dija e nga arsimi, nga shkenca dhe kultura. Të ardhmen e fitojmë vetëm me dije dhe arsim. Për mua edukimi është takimi i parë i nxënësit me mësuesin. Fundja, fëmija në shkollë takohet me shtetin, dhe ai i vjen para së gjithash si mësues.
Asnjë program qeveritar nuk mund të heq telefonat nga duart fëmijëve e t’u a bëjë atyre detyrat e shtëpisë. Është mirë që prindërit të kujdesen që edukimi dhe nxitja për lexim t’i përcjell fëmijët edhe kur ata janë në shtëpi. Në programin tonë qeveritar do t’i kushtojmë rëndësi të veçantë edukimit dhe mësuesit, së pari do të jetë rritja e cilësisë së mësimdhënies në arsim fillor dhe të mesëm, e cila do të bëhet mbi parimin e meritokracisë dhe kurrikulës bazuar në kompetencë dhe zhvillim profesional të mësimdhënësve”, tha ai.
Elia CaprileElia Caprile u pajis ditën e djeshme me pasaportën shqiptare, pas një dekreti të miratuar nga presidenti i Republikës…
Mesfushori i Barcelonës, Gavi, e ka quajtur shokun e tij të skuadrës, Lamine Yamal, lojtarin më të mirë në botë…
Mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Live me Luizin” këngëtarja e njohur, Ingrit Gjoni. [...]Read More...
Media greke “Protothema”, i ka kushtuar një artikull protestave në Shqipëri, duke vënë në fokus akuzat për dhunë policore, kallëzimin…
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë për…
Rreth 500 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike nga gjashtë qytetet e juglindjes, Korça, Pogradeci, Maliqi, Devolli, Kolonja dhe Pusteci,…