Categories: Uncategorized

Kurti nuk lëshon, pse Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje

VV do të ketë dy javë kohë për të formuar qeverinë, ndryshe Kosova rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje për shkak të përcaktimeve kushtetuese.

Partia që fitoi zgjedhjet ka mandatuar Albin Kurtin si kryeministrin që do të bëjë qeverinë, ndërsa pritet që sot në mesditë të mandatohet edhe nga Presidenti Hashim Thaçi.

Të lidhura

None found

Në këtë mënyrë fillon edhe afati detyrues ligjor për formimin e qeverisë.

Partia kyçe për arritjen e marrëveshjes është LDK, e cila pritet të reagojë gjatë ditës.

Në një reagim ekskluziv për Abc News, zëdhënësi i LDK-së Besjan Mustafa theksoi se partia do të dalë me një qendrim zyrtar gjatë ditës së sotme pasi Kurti të marrë mandatin nga Thaçi.

Por, pse Kosova rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje?

Sic shpjegon për abcnews.al Ehat Miftaraj nga Instituti Demokratik i Kosovës, me dekretimin e Kurtit sot prej Presidentit Thaçi, nis edhe afati ligjor brenda të cilit lideri i VV do të tregojë nëse i ka apo jo 61 vota në Kuvend.

“Në rast se Kurti nuk ka votat e nevojshme, atëherë kalohen në fazën e dytë ku sipas së njejtës procedurë, por tani në afat prej 10 ditësh duhet të propozohet mandatari tjetër nga e njejta parti, pra nga VV si kryeministër. Nëse, edhe gjatë herës së dytë kandidati i VV nuk arrin të marrë 61 vota, atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme”, shpjegon Miftaraj.

Në një reagim sot për qytetarët, Albin Kurti ftoi sërish LDK-në që të ulen edhe të gjejnë një formulë për zgjidhjen e krizës dhe të bashkëqeverisin. /abcnews.al

të fundit

After Pristina, Katy Perry and Justin Trudeau Spotted Vacationing in Kotor

Ylli i muzikës amerikane Katy Perry dhe partneri i saj, ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau, udhëtuan për në Kotor pas Saint-Tropez.…

6 hours ago

Four Bloody Days on the Country’s Roads, Several Killed and Dozens Injured in Accidents

Katër ditët e para të muajit gusht janë shoqëruar me një numër të lartë aksidentesh rrugore në disa akse të…

6 hours ago

Pas Prishtinës, Katy Perry dhe Justin Trudeau kapen duke kaluar pushimet në Kotorr

Ylli i muzikës amerikane Katy Perry dhe partneri i saj, ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau, udhëtuan për në Kotor pas Saint-Tropez.…

7 hours ago

Laçi përforcon prapavijën, firmos me argjentinasin që ka qenë pjesë e Inter Zapresic

LaciLaçi ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit 27-vjeçar nga Argjentina, Gonzalo Julian Gamarra [...]Read More...

7 hours ago

Liverpooli nis bisedimet për talentin e PSG-së, Ibrahima Mbaye

Liverpooli ka vendosur në shënjestër talentin e Paris Saint-Germain, Ibrahima Mbaye, dhe ka nisur kontaktet me agjentin e tij të…

7 hours ago

Katër ditë të përgjakshme në rrugët e vendit, disa viktima dhe dhjetëra të plagosur në aksidente

Katër ditët e para të muajit gusht janë shoqëruar me një numër të lartë aksidentesh rrugore në disa akse të…

7 hours ago