Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu deklaroi se LDK nuk ka ofertë tjetër për Vetëvendosjen përveç asaj të dorëzuar së fundi. “Ne e kemi bërë ofertën tonë dhe jemi në pritje që Vetëvendosja të japë përgjigjen e saj për të, sepse nuk kemi propozim tjetër”, është shprehur ai.
Që nga momenti i mandatimit të Albin Kurti nga presidenti Hashim Thaçi, afatet ligjorë kanë nisur të rrjedhin dhe kreu i VV-së ka dy javë kohë në dispozicion për të formuar ekzekutivin e ri.
None found
Jeta Krasniqi, analiste nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se gjatë 15 ditëve të ardhshme, Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës mund të synojnë sërish konkretizimin e një marrëveshjeje për koalicionin qeverisës.
Në të kundërt, sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje mund të propozojë një qeveri të pakicës, me shpresën që do të arrijë të sigurojë në Kuvend 61 votat që I nevojiten për të nisur mandatin qeverisës.
Nëse as kjo nuk ndodh, atëherë sipas Krasniqit, do të shkohet në skenarin e tretë, i cili parashikon rol më të madh e më aktiv për presidentin, pasi sipas Kushtetutës, në këtë rast mandati do t`i jepej partisë të cilën kreu i shtetit e konsideron si më të përshtatshmen për të krijuar qeverinë.
Dokumenti themeltar i Kosovës parashikon që në rast se dështon formimi i ekzekutivit nga i mandatuari i parë për kryeministër, presidenti ka të drejtën të emërojë të mandatuarin e dytë, i cili duhet ta formojë qeverinë brenda afatit ligjor të 10 ditëve.
Pamje të një gjendje të shkatërruar, janë publikuar nga ambientet e një shkolle në fshatin Thanë, njësia administrative Fiershegan, Bashkia…
Ish-kryetarja e LSI-së dhe ish deputetja, Monika Kryemadhi, ka folur për raportet me ish-bashkëshortin e saj, Presidentin e Partisë së…
Këtë të premte, një aksident ka ndodhur në Maliq, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, si…
Gjykata e Posaçme e Apelit, ka konfirmuar vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se në datën 8 maj do të jetë protesta e radhës e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot (24 prill) nga konferenca e radhës për shtyp, kryeministrin Edi Rama se…