Categories: Uncategorized

Kurti: Luftëtar i vërtetë është ai që nuk merr asgjë pas luftës

Kryeministri Albin Kurti tha se nuk e vë në dyshim patriotizmin e Daut Haradinajt para, gjatë dhe pas luftës. Sipas tij, u dhanë 82 kilometra katrorë për një çerek metri katrorë.

Ai tha se qasja që luftëtari duhet të shpërblehet është e gabuar dhe nuk duhet të mësohen në këtë mënyrë brezat e rinj, duke shtuar se kjo është logjikë mercenari.

Të lidhura

None found

“U dhanë 82 kilometra katrorë për çerek metri katrorë sa është ulësja këtu, kjo është. U paguat për atë punë. Pra ky është problemi, ky është problemi se patriot nuk mundesh me qenë i kufizuar në kohë, duhet tërë jetën.

Ka shumë njerëz që shumë pjesë të jetës kanë qenë patriotë, e mandej jo patriotë e thënë butë. Kushdo që ka luftuar, kushdo që ka rezistuar, kushdo që ka mbajtur burg, kushdo që ka qenë viktimë, ka qenë për këtë vend, nuk ka qenë për një vend të huaj, normalisht me luftu për vendin tënd.

Është gjëja më normale. Prandaj, edhe nuk bën ai me tepru shumë me mburrje se për vendin tënd ka qenë se po del diqysh se nuk e ke dashtë vendin tënd e tash po dëshiron njëfarë lloj shpërblimi meqenëse paske luftuar për vendin tënd. Është gabim kjo qasja. Edhe fëmijët me i mësu në këtë qasje është gabim. Edhe brezat e rinj është gabim me i mësu në këtë qasje.

Angazhimin për këtë vend e kemi borxh, e kemi obligim. E pikërisht qasja e gabueshme që e keni pasur ju ka sjellë në këtë situatë ku luftëtari duhet të shpërblehet me ndonjë shtëpi në ‘Marigonë’, me ndonjë biznes, me ndonjë terminal doganor, me ndonjë kompani, me ndonjë hektarë bujqësore që i shndërron në motele ose autostradë.

E kjo është gabim. Prandaj jemi në këtë pikë ku jemi. Më falni, po kjo është logjikë mercenari. Mercenari shkon në luftë dhe paguhet, por këtu duhet të merret vet se nuk ka kush ta paguajë. Luftëtari i vërtet është ai që nuk merr asgjë pas luftës”, tha Kurti.

të fundit

“Deputetët e PD kanë lakrat e komunizmit në kokë”, Rama rrëfen për herë të parë takimin në zyrën e Berishës President në ’92: I dërgova një letër dhe ai vuri një kusht

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer sot për herë të parë një takim me Sali Berishën në vitin 1992 kur kundërshtari…

2 minutes ago

Përplasjet me Spiropalin/ Rama: Dy herë e fala, të tretën jo më

Edi Rama ka komentuar për herë të parë debatet e fundit të brendshme në Partinë Socialiste, duke u ndalur edhe…

41 minutes ago

Rama komenton për herë të parë sjelljen e Braçes kundër socialistëve: Nuk është për t’u çuditur! Është vetvetja

Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin me Erion Braçen dhe zërat për tensione brenda Partisë Socialiste, duke theksuar se deputeti…

47 minutes ago

Nga Blendi Fevziu tek Çim Peka, Rama komenton gazetarët: Sa më lart budallallëku, aq më lart në nivel

Kryeministri Edi Rama ka komentuar disa nga figurat më të njohura të medias shqiptare, disa prej të cilëve edhe i…

49 minutes ago

VIDEO/ Supergol i Ernest Muçit në shtesë, i jep finalen e Kupës skuadrës së Trabzonspor

Ernest Muçi ka lënë përsëri shenjën e tij për skuadrën e Trabzonspor duke i siguruar ekipit të tij finalen e…

1 hour ago

Lejuan ndërtimin pa leje, Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore referon në Prokurorinë e Tiranës dy efektivë të Komisariatit nr. 4 për shpërdorim detyre

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dërguar në Prokurorinë e Tiranës materialet hetimore për dy efektivë të Policisë së Shtetit, të…

2 hours ago