Kryeministri në detryë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se takimi i sotëm i presidentit Hashim Thaçi me liderët e partive politike, rrezikon rendin kushtetues.
Kurti para mediave ka thënë se këtë mundësi presidentit Thaçi ia kanë dhënë krerët e LDK-së.
None found
“Kjo e sotmja është përpjekja më e egër e presidentit për të shthurur rendin kushtetues. Vullnetin e shprehur me votë nga qytetarët po përpiqet ta mbyllë me një dekret antikushtetues ku do të përjashtojë partinë e parë fituese të zgjedhjeve. Nga roli unifikues që ia përcakton Kushtetuta, presidenti sot doli në ilegalitet, andaj formalizimi i deklarimeve të sotme do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese pa dyshim. Është e qartë se këtë mundësi presidentit ia dhanë krerët e LDK-së, të cilët paraprakisht me vullnet braktisën çdo fjalë të thënë e të dhënë ndaj qytetarëve”, ka pohuar Kurti.
Kurti ka shtuar se “presidenti ka zhvilluar takim me liderët e subjekteve politike në Kuvend me qëllim të vlerësimit të interesit të partive për zgjedhje të reja, apo për formimin e Qeverisë së re, por nuk është në kompetencën e presidentit vlerësimi i interesit të partive por të qytetarëve”.
Kurti ka pohuar se presidenti Thaçi duke u munduar ta rrëzojë LVV-në, po e rrëzon vetën.
“Sot njëzëri një klub stërvjetër politikisht kumtoi së nuk janë për zgjedhje, duke thënë kështu të vërtetën, frikën nga përballja me vullnetin qytetarë, sonte dua të ritheksoj së prioritet është parandalimi i përhapjes së coronavirusit dhe çdo gjë tjetër partiake nuk kanë rëndës”, theksoi Kurti.
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Dy 20-vjeçarë janë arrestuar nga Policia në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës katër emigrantë që kishin hyrë…
Albian Ajeti po përjeton një periudhë të shkëlqyer te FC Lugano, ku ka rigjetur formën dhe instinktin e golashënuesit pas…
Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar padinë prej 10 miliardë dollarësh të presidentit Donald Trump kundër gazetës…
Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…
Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…