Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Komunën e Malishevës, u shpreh se do të ndihmojnë më shumë Malishevën pasi është komuna me më së shumti qytetarë të prekur me COVID-19.
Ai tha se prilli është muaji vendimtar për të parandaluar përhapjen e virusit, duke shtuar se kjo është koha e duhur për tu përballur me virusin.
None found
“Prilli është muaji vendimtar për të luftuar këtë virus, për çështjet e partive nuk është koha e as vendi për t’i diskutuar”, tha Kurti.
Kurti tha se 30 për qind e të infektuarve në gjithë vendin janë nga Malisheva, prandaj është komuna që ka më shumë nevojë për ndihmë.
“Komuna e Malishevës i ka rreth 3% të popullsisë tonë, i shpreha ngushëllime për qytetarin e Malishevës që ndërroj jetë mbrëmë. Është gjendje e pikëllueshme për gjithë neve, shpresoj që të infektuarit të shërohen sa më pare, po punojmë në këtë drejtim. Duhet të bashkëpunojmë maksimalisht qe sa më pak të shpërndahet Covid-19”, tha Kurti.
Kurti tha se do të ndihmojnë më shumë Komunën e Malishevës, si komuna më e prekur, por edhe masat për këtë komunë do të jenë më rigoroze.
“Edhe njëherë ju bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës, posaqësrisht të Malihevës ë të qëndrojë në shtëpi. Të dal nga shtëpia vetëëm një anëtar i familjes për barëra dhe furnizime tjera. Kryetari Begaj dhe Komuna e Malishevës po i respektojnë të gjitha vendimet e Qeverisë dhe këshillat e ekspertëve. Kemi nevojë që ta ndihmojmë më shumë Komunën e Malishevës meqenëse është komuna që ka më së shumti të infektuar. Në muajin prill të mos lejojmë rritje të lakorës të dalim ne sa më pak pasoja të kësaj krize. Andaj duhet të angazhohemi maksimalisht. Në komunën e Malishevës që është prekur më shumë do të ndihmojmë më shumë por edhe masat do t’i kemi më të rrepta”, tha Kurti.
E kryetari i Malishevës, Ragib Begaj i cili e priti kryeministrin në detyrë, tha para medieve se situata në komunën e tyre është alarmante, prandaj dhe kërkoi ndihmë nga Qeveria.
“Po pres përkrahje më të madhe sepse situata në Malishevë është ma alarmante për shkak të infektuarve që i kem. Niveli i Qeverisë dhe Kuvendin e të Kosovës besoj që merr masa më shumë për Malishevën për shkak gjendjes. Do të punojmë së bashku me kalu këtë të keqe. Faleminderit kryeministër”, u shpreh shkurt Begaj.
Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit…
Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori…
ZNAM është pjesë përbërëse e Qeverisë dhe shumicës në Kuvend dhe do të mbetet e tillë derisa nuk shkelen parimet…
Pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, janë përcaktuar emrat…