Categories: Uncategorized

Kreu i OVL-UÇK-së Hysni Gucati përballet me Gjykatën Speciale më 1 tetor

Kryetari i OVL-UÇK Hysni Gucati të enjten, më 1 tetor në orën 15, pritet të dalë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Në njoftimin për media të Gjykatës Speciale thuhet se kjo dajle do të mbahet në seancë publike.

Të lidhura

None found

Njoftimi
Të enjten, më 1 tetor në orën 15, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Hysni Gucatit.

Hysni Gucati u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Paraqitja e parë e Hysni Gucatit do të mbahet në seancë publike, e cila mund të përcillet përmes transmetimit në Internet, me një vonesë të shkurtër në https://ëëë.scp-ks.org/sq/transmetim

Në njoftim thuhet se seanca mund të përcillet edhe nga galeria publike e sallës së gjyqit brenda mjediseve të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Gjithashtu, DHSK-ja ka një qendër të posaçme për median, nga e cila gazetarët mund të punojnë dhe përcjellin seancat me një vonesë të shkurtër.

Për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e Kovid-19, numri i ulëseve në galerinë publike dhe në qendrën për median do të jetë shumë i kufizuar dhe regjistrimi paraprak është i nevojshëm.

Për regjistrimin paraprak, ju lutemi të dërgoni një mesazh elektronik në public@scp-ks.org deri në orën 14 më 30 shtator.

Në mesazh duhet të shënoni emrin dhe mbiemrin, datën e lindjes, shtetësinë, numrin e pasaportës/letërnjoftimit, përkatësinë tuaj (p.sh, person privat, diplomat i akredituar, OJQ/shoqëria civile) dhe të dhëna të tjera relevante. Gazetarët duhet të japin edhe emrin e organit të medias, vendin ku janë të bazuar, si edhe një skanim të kartelës së shtypit.

Do t’ju informojnë sa më shpejt nëse ka ulëse të lira. Kërkojmë mirëkuptimi tuaj duke mbajtur parasysh kufizimet e imponuara prej masave për shëndetin publik në përgjigje të COVID-19.

të fundit

E ardhmja në dyshim, Scaloni flet për largimin pas finales së Botës 2026

Lionel Scaloni ka lënë të hapur mundësinë që të largohet nga posti i përzgjedhësit të Argjentinës pas përfundimit të kontratës…

5 minutes ago

Sulmet amerikane mbi Iran vijojnë për natën e nëntë, si homazh për ushtarët e rënë

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ka sulmuar Iranin për të nëntën natë radhazi, me synimin për…

5 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…

7 minutes ago

Makina del nga rruga në Maqedoninë e Veriut, tre shtetas të Kosovës humbin jetën

Tre personat me prejardhje nga Kosova, të cilët ishin raportuar të zhdukur pasi ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit drejt…

10 minutes ago

From Iranian resistance to oil blockade: Iran’s risk extends beyond the Strait of Hormuz

Eksportet e naftës dhe gazit nga Gjiri Persik po përballen me ndërprerje të reja teksa përplasjet midis SHBA-së dhe Iranit…

12 minutes ago

Attacks on military recruiters in Ukraine reach alarming numbers, Zelensky reacts sharply

Dhuna ndaj oficerëve të rekrutimit në Ukrainë po shtohet, ndërsa autoritetet përpiqen të mobilizojnë më shumë ushtarë për luftën kundër…

12 minutes ago