Categories: Uncategorized

KOSOVË/ Refuzoi t’u japë dokumentin identifikues, qytetari përleshet ashpër me dy policë që duan ta arrestojnë (VIDEO)

Policia e Kosovës sot ka ndaluar një person në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, me të cilin më pas edhe është konfrontuar.

Një video të cilën e ka realizuar KOHA, i njëjti shihet teksa arrestohet nga dy zyrtarë policorë. KOHA ka mësuar se i dyshuari ia kishte shqyer policisë dokumentet tek ata po i shqiptonin dënimin.

Të lidhura

None found

KOHA e ka konfirmuar rastin edhe në Policinë e Kosovës. Bajram Krasniqi, zëdhënës i PK-së në rajonin e Prishtinës, ka thënë se krejt incidenti ka ndodhur pasi qytetari ka refuzuar t’ia japë policisë numrin e letërnjoftimit. Megjithatë, ka njoftuar se pas arrestimit ai është liruar.

Krasniqi, tha se në momentin kur policia ia ka kërkuar dokumentin identifikues, në këtë rast letërnjoftimin, për ta parë nëse ai po lëvizte në kohën e kufizimeve si masë që e ka vënë Ministria e Shëndetësisë bashkë me qeverinë, ai ka refuzuar t’ua japë.

“Qëllimi i ndalimit të tij ka qenë pasi policët ia kanë kërkuar me pa numrin e letërnjoftimit. Qytetari nuk ia ka ofruar, pra ka refuzuar dhe kështu ata e kanë arrestuar dhe e kanë dërguar në stacionin policor. Atij i është shqiptuar gjobë për kundërvajtje, sipas ligjit për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Duhet të theksoj se ne shqiptojmë gjobë vetëm për këto raste, pra ne kemi shqiptuar gjobë edhe kur nuk ka qenë koha e pandemisë dhe qytetarët nuk i janë përfillur urdhrave të PK-së”, tha Krasniqi për KOHËN.

Ai tregoi se PK-ja nuk jep gjoba nëse qytetarët dalin në kohën që përputhet me numrin e letërnjoftimit, duke theksuar se për incidente të tjera shqipton gjoba inspektorati sanitarë.

“Në fund ai është liruar dhe vetëm iu ka shqiptuar gjoba, sepse nuk është vepër penale”, theksoi Krasniqi.

Prej 13 marsit kur ka nisur zbatimi i masave kundër koronavirusit, pasi nisën të paraqiteshin rastet e para, Policia e Kosovës ka ndaluar me mijëra persona për moszbatim të masave. Në një përgjigje për KOHËN, PK-ja ka njoftuar se janë hapur 1317 raste në mesin e 2325 të ndaluarve.

Në fazën e dytë e cila do të fillojë më 18 maj, qytetarët do të kenë të drejtë të lëvizin edhe një orë më shumë. Sipas njoftimit të sotëm që Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët do të mund të lëvizin 2 orë paradite dhe 2 orë pasdite.

të fundit

Maroku triumfon 4-2 ndaj Haitit pas një përmbysjeje emocionuese në sfidën me gjashtë gola

Maroku ka regjistruar një fitore të rëndësishme dhe spektakolare ndaj Haitit me rezultat 4-2, në një ndeshje që dhuroi plot…

24 minutes ago

Cucurella shpreson ta ketë sërish pranë Enzo Fernandezin, këtë herë te Real Madridi

Mbrojtësi i majtë spanjoll, Marc Cucurella, ka shprehur dëshirën që ish-bashkëlojtari i tij te Chelsea, Enzo Fernandez, t’i bashkohet Real…

54 minutes ago

Klopp komenton sërish ndërprerjet për hidratim në Kupën e Botës: Të nevojshme, por disi të zgjatura

Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka dhënë mendimin e tij lidhur me pushimet për hidratim që po aplikohen në çdo…

2 hours ago

“Pse jo ne?”/ Pochettino i dha SHBA-së një mendësi të re dhe tani sheh të mundur surprizën e madhe

Mauricio Pochettino po shijon një fillim të jashtëzakonshëm me Shtetet e Bashkuara në Kupën e Botës 2026, por sipas trajnerit…

3 hours ago

Horoskopi 25 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

Dashi Dite premtuese dhe e mbushur me momente harmonike kjo e sotmja për te dashuruarit. Marsi do ju nxite te…

3 hours ago

Serious accident in Lezhë-Milot, four people injured

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure pranë urës së Milotit. Bëhet me dije se dy…

3 hours ago