Categories: Uncategorized

Koalicioni i ri qeverisës, LDK nis përgatitjet

Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar përgatitjet e para për koalicionin e ri qeverisës, në rast se Lëvizja Vetëvendosje nuk e dorëzon emrin për mandatarin apo dështon të sigurojë votat që i duhen në Kuvend.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa i ka thënë Gazetës Express se për koalicionin me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe pakicat, Këshilli i përgjithshëm do të vendosë përmes votës deri nesër në ora 16:00.

Të lidhura

None found

Tashmë kanë kaluar dy javë prej kur presidenti i vendit ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të bëjë propozimin e emrit të ri për mandatarin, pasi që qeveria aktuale u rrëzua në kuvend me mocion mosbesimi.

Edhe pse partia e Albin Kurtin janë deklaruar se do t’i përgjigjen presidentit, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur se nuk dihet afati kohor kur mund të dorëzohet emri për mandatarin.

Derisa LVV nuk po tregon sinjale për formimin e Qeverisë së re, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar një propozim në organin më të lartë të partisë.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se ka kërkuar miratim nga Këshili i Përgjithshëm për një koalicion me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe komunitetet joshumicë.
Kjo sipas Mustafës do të bëhet nëse shterren rrugët kushtetuese me partinë e parë që ka dalë nga zgjedhjet.

“Unë kam iniciuar marrjen në parim të pajtueshmërisë nga Këshilli i përgjithshëm për një koalicion qeverisës me AAK-në, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe partitë e komuniteteve jo shumicë, në rast se pas shterjes së rrugëve kushtetuese me partinë fituese relative të zgjedhjeve, LVV, i ofrohet mandati LDK-së, si pari e dytë”, ka deklaruar ai.

Mustafa thotë se Këshilli i Përgjithshëm do të vendos më së largu deri nesër në ora 16:00.

“Përgjigjen nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm duhet ta kam nesër deri ne ora 16:00. Nuk do të marr asnjë veprim pa pajtimin e organit (KP), i cili vendosë për koalicionet në nivel qendror”, ka shtuar ai.

Nga LDK’ja kanë kërkuar prej partisë së Albin Kurtit që të marrin përgjegjësi qytetare dhe të provojnë që të sigurojnë shumicën në Kuvend.

“Radha është që Lëvizja Vetëvendosje ta merr mandatin si përgjegjësi qytetare dhe të provojë ta sigurojë një shumicë. Nuk ka arsye të mos veprojë, sepse vendi nuk mund të drejtohet në këtë situatë nga një qeveri në detyrë e cila nuk mund ti adresohet Parlamentit për masat e nevojshme, Sa i përket kohës, është institucioni i Presidentit që vendosë mbi bazën e interpretimit të Kushtetutës”, bëri të diutr Mustafa.

Presidenti i vendit, Hashim Thaci tashmë iu është drejtuar me anë të dy letrave kreut të Qeverisë në detyrë e liderit të LVV’së duke i kërkuar emrin për mandatarin.

Nga LVV kanë deklaruar se një gjë e tillë do të ndodhë, në përputhje me Kushtetutën, që s’jep afate se kur duhet të dorëzohet emri./GazetaExpress/

të fundit

Del në shesh futbollisti që shpërfilli telefonatat e Sergen Yalçınit

Një situatë e pazakontë raportohet të ketë ndodhur brenda ekipit kombëtar të Turqisë, menjëherë pas emërimit të Sergen Yalçınit në…

45 seconds ago

Selin Bollati sqaron kur do të martohet me DJ Gimbon: “E sigurt që do të jetë më datë 5

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…

7 minutes ago

Rasti Arlinda Zekaj, përgjegjësia institucionale dhe debati politik: A duhet të japë llogari edhe Gazmend Muhaxheri?

Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…

10 minutes ago

Liverpool-Arsenal, përballje e madhe në “Anfield” për javën e nëntë të Premier League

Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…

15 minutes ago

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, dëm ekonomik e financiar 135 milionë euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

18 minutes ago

Rigon Llugiqi, organizatori kryesor i Prishtinës: Pas një periudhe të vështirë, mesfushori është bërë shtyllë e ekipit

Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…

20 minutes ago