Shefi i kabinetit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe këshilltari i tij kryesor, Bekim Çollaku, tha se historia e Kosovës nuk mund të ndryshohet nga “lapsi i një gjykate ndërkombëtare, të motivuar politikisht”.
Ai i bëri këto komente në Tëitter, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, e njoftoi publikun të mërkurën se më 24 prill ka paraqitur në Dhomat e Specializuara një aktakuzë për shqyrtim, e cila e ngarkon presidentin e Kosovës, Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe të tjerë me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
None found
Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.
“Liria jonë është vulosur nga gjaku i luftëtarëve të lirisë, mijëra civilë të pafajshëm, të vrarë brutalisht, dhe dhimbja e mijëra grave të dhunuara. Kjo është historia jonë e dhimbshme, por krenare. Nuk mund të ndryshohet nga askush. Madje as nga lapsi i një gjykate ndërkombëtare, të motivuar politikisht”, tha Çollaku në reagimin e parë nga Presidenca e Kosovës.
Arsenali po shqyrton atë që mund të jetë një nga transferimet më sensacionale të viteve të fundit, por shanset për…
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Irani kishte kërkuar bisedime të drejtpërdrejta dhe kontakte përmes ndërmjetësve për të ulur tensionet.…
Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të shpallë nesër aktgjykimin ndaj Sami Lushtakut dhe shtatë të akuzuarve të tjerë në rastin…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pas nënshkrimit të pesë marrëveshjeve mes Kosovës dhe Francës, e…
Avokati Arianit Koci, ka marrë përsipër përfaqësimin e familjeve të tre personave që humbën jetën në aksidentin tragjik në segmentin…
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Irani kishte kërkuar bisedime të drejtpërdrejta dhe kontakte përmes ndërmjetësve për të ulur tensionet.…