Pas aktakuzës nga Prokuroria e Specializuar ndaj presidentitHashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar dhe Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.
Sipas tyre, këto aktakuza nuk mund të zbehin luftën çlirimtare të Kosovës dhe vlerësojnë se në asnjë rast nuk mund të barazojnë viktimën me kriminelin.
None found
“Në këto rrethana të krijuara, kemi besimin e plotë se populli i Kosovës, përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës por edhe mbarë populli shqiptar kudo që ndodhet, do të jetë më i bashkuar se kurrë për të bashkëpunuar me miqtë tanë europiane dhe amerikane për të vijuar rrugëtimin Euro-Atlantik si alternativa e vetme për Shqiptarët por edhe për gjithë rajonin tonë.”, thuhet në reagimin e tyre.
Deklarata e plotë
Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku President i Kosovës, zt. Hashim THAÇI, ish Kryetari i Kuvendit të Kosoves zt. Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
Pa paragjykuar drejtësinë ndërkombëtare, këto aktakuza nuk mund të zbehin luftën çlirimtare të Kosovës, e cila është nga faqet më të ndritura të qëndresës shqiptare për liri.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson thellë se lufta e UÇK-së ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe e pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për të mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb.
Vlerësojmë se në asnjë rast nuk mund të barazohet viktima me kriminelin.
Në këto rrethana të krijuara, kemi besimin e plotë se populli i Kosovës, përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës por edhe mbarë populli shqiptar kudo që ndodhet, do të jetë më i bashkuar se kurrë për të bashkëpunuar me miqtë tanë europiane dhe amerikane për të vijuar rrugëtimin Euro-Atlantik si alternativa e vetme për Shqiptarët por edhe për gjithë rajonin tonë.
Çdo nderhyrje nga faktorë të tjerë që do të tentonte të pengonte këtë rrugëtim, do të ishte me pasoja të rënda, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe më gjerë.
Manchester City ka nisur të planifikojë të ardhmen e mesfushës dhe është në kërkim të një zëvendësuesi afatgjatë për Rodrin.…
Teksa dy udhëheqësit botërorë mblidhen në Shtëpinë e Bardhë përpara shërbimit të Graham në Kapitolin e SHBA-së, BBC ka bërë…
Barcelona ka hyrë në një fazë vendimtare në garën për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Julian Alvarez, ndërsa klubi…
Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se po vazhdojnë me intensitet punimet për ndërtimin e Parkut të…
Qeveria njofton se miratoi Vendimin me të cilin ndryshohen dhe plotësohen kushtet për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet e kompensimit.…
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për "Bota sot" se dy persona kanë mbetur të…