Categories: Uncategorized

Javët në vijim pritet të jenë më kritike, Kurti apel qytetarëve: Rrespektoni masat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë vizitës në komunën e Ferizajt tha se sektori i shëndetësisë publike në vend nuk është në nivelin e kënaqshëm, prandaj duhet të punohet më shumë në parandalimin e pandemisë COVID-19, sesa në shërim, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që gjatë këtij muaji kritik të rrinë në shtëpi, të mbajnë pastërtinë dhe ta mbajnë distancën.

Kurti tha se javët në vijim janë kritike dhe të gjithë duhet maksimalisht të përqendrohen në tri udhëzime që janë të thjeshta, por vendimtare.

Të lidhura

None found

“Pra rrini në shtëpi, rrini të pastër dhe rrini në distancë. Sektori i shëndetësisë publike në Kosovë nuk është i nivelit të kënaqshëm. Andaj neve na nevojitet të llogarisim pakrahasimisht më shumë në parandalim sesa në shërim. Ju bëj thirrje qytetarëve që pavarësisht motit të mirë në muajin prill të respektojmë vendimet e qeverisë në detyrë dhe udhëzimet e ekspertëve mjekësor…”, tha Kurti.

Kurti pas takimit me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu tha se është njoftuar me punën në këtë komunë, ndërsa tha se masat e ndërmarra kanë ndikuar që numri i të infektuarve të jetë i vogël.

Ai tha se masat e tilla duhet të vazhdojnë në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Qeverinë në detyrë që lakorja e shpërndarjes së CODID-19 edhe të s’postohet në kohë dhe të zbutet në intensitet.

Kurti tha se u njoftua për gjendjen në Spitalin regjional në Ferizaj, për punën në qendrat e mjekësisë familjare si dhe për angazhimin e kryetarit të komunës në mënyrë që kujdesi për shëndetin e qytetarëve të Ferizajt të mos e lë pas dore edhe shëndetin e ekonomisë së Ferizajt që është aq i rëndësishëm për Kosovën.

Kryeministri në detyrë bëri të ditur se Qeveria në detyrë ka aprovuar një masë shumë të rëndësishme në formën e një pakoje fiskale emergjente ku kujdeset për ata që janë më në nevojë, për ata që punojnë dhe për bizneset.

Ai tha se në kuadër të masave në këtë pako kanë paraparë ndihmë edhe për komunat, ndërmarrjet publike, bujqësinë, kulturën, rininë e sportit në mënyrë që të mos humbin normalitetin e jetesës.

Ndërsa, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se e ka njoftuar kryeministrinë me punën që po bëjnë në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ai tha se regjioni i Ferizajt është me numrin më të vogël të të infektuarve në Kosovë.

Sipas tij, kjo komunë do të vazhdojë të marrë masa shtesë deri të konstatojnë se rreziku nga pandemia ka ikur.

të fundit

Kroos zbulon kë do të votonte për Topin e Artë: Kvaratskhelia, jo Kane, Mbappe apo Yamal

Ish-mesfushori i Real Madridit dhe i Gjermanisë, Toni Kroos, ka komentuar rezultatet e ceremonisë së Topit të Artë, duke vlerësuar…

55 seconds ago

Gjykata në Pejë cakton një muaj paraburgim për Jeton Sylajn

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, sipas…

3 minutes ago

Arlinda Zekaj i ishte drejtuar edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës pak ditë para vrasjes

Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë më e gjerë sesa është bërë e ditur…

4 minutes ago

Qeveria miraton disa projektligje dhe propozon 15 anëtarë për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e…

13 minutes ago

LSDM i bën thirrje Prokurorisë të hetojë pretendimet për transferimin e “parave të zeza” nga Serbia në Maqedoni

LSDM sot ka kërkuar që Prokruria të ngrit hetim ndaj pretendimeve se Aleksandar Vuçiq po transferon parat e tij në…

17 minutes ago

Inspection at the Chair market: Customs seizes 135 kilograms of tobacco and 30 liters of alcohol

Doganierët e Doganës së Shkupit dhe ekipet mobile të Departamentit të Operacioneve kryen një kontroll në tezgat në tregun e…

17 minutes ago