Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt ngre pikëpyetje për mënyrën se si institucionet e drejtësisë e trajtuan çështjen e saj. Në këtë proces përmenden edhe organet më të larta, përfshirë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Gazeta Nacionale ka raportuar se, disa ditë para se të vritej, Zekaj i kishte dërguar një letër Rrustem Thaqit, kryetarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Në të, ajo kishte shpjeguar shqetësimet lidhur me trajtimin institucional të rastit dhe kishte kërkuar ndihmë.
None found
Sipas burimeve të gazetës, të njëjtën letër që ia kishte përcjellë Zejnullah Gashit, Kryeprokuror të Shtetit, ajo ua kishte dërguar edhe dy institucioneve më të larta të drejtësisë në vend.
Nacionale i është drejtuar KGJK-së me pyetje nëse Thaqi e kishte pranuar letrën dhe nëse institucioni kishte vepruar pas marrjes së saj. Deri në momentin e publikimit të artikullit, Këshilli nuk kishte dhënë përgjigje.
Ndërkaq, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka konfirmuar se Arian Gashi, kryetari i tij, kishte marrë një letër nga Zekaj. Gashi e bëri të ditur këtë në emisionin “Debat Plus” mbrëmjen e kaluar, duke thënë se ishin ndërmarrë hapa pas pranimit të saj.
Sipas tij, kërkesa i ishte përcjellë Lumturije Vuçetajt, kryeprokurore e Prokurorisë Themelore në Pejë. Në shkresën që Gashi i kishte dërguar Vuçetajt thuhej: “KPK ka pranuar një kërkesë nga zonja Arlinda Zekaj përmes së cilës ka paraqitur pretendimet e saj lidhur me veprimet ndaj lëndës së saj në Prokurorinë tuaj. Andaj, bashkangjitur me aktin ua përcjellim kërkesën në fjalë që sipas kompetencave tuaja ligjore, ta trajtoni këtë çështje”.
Drita ka lënë pas një fillim të vështirë të sezonit dhe pas tri fitoreve radhazi në kampionat, synon ta vazhdojë…
Ish-sulmuesi i njohur argjentinas, Hernan Crespo, beson se Gennaro Gattusos duhet t'u kërkojmë falje të gjithë atyre që e kritikuan…
Kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore (ABGJ), Edi Gusia, gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi…
SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga fshati Borisovë, komuna e Novo Sellës dhe kundër V.K. nga…
LSDM sot ka kërkuar që Prokruria të ngrit hetim ndaj pretendimeve se Aleksandar Vuçiq po transferon parat e tij në…
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, sipas…