Milot Rashica do të qëndrojë te Verder Bremen të paktën deri në janarin e vitit 2021 pasi transferimi i tij në një tjetër klub të Bundesligës ka dështuar në minutat e fundit.
Lojtrai dukej se ishte pranë firmës me Bajer Leverkusen, por ora 19:00, kur mbyllej merkato në Gjermani, e ka gjetur atë pjesë të Verder Bremen… në zyrat e Bajer Leverkusen.
None found
Mediat gjermane raportojnë se lojtari kishte udhëtuar sot në Leverkusen për të kryer testet fizike para se të gjehej gjuha e përbashkët mes palëve. Futbollisti kishte arritur marrëveshjen personale me Bajer Leverkusen dhe tashmë priste në zyrat e këtij klubi që të bëhej e njëjta gjë me Verder Bremen, për të zyrtarizuar kalimin.
Por sipas “Bild”, marrëveshja ka dështuar në minutat e fundit pasi klubet nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Leverkusen kërkonte të huazonte lojtarin me të drejtë blerje dhe ka insistuar deri në fund për këtë mënyrë transferimi. Nga ana tjetër, Verder Bremen kërkonte të siguronte të ardhura sa më të rëndësishme nga ky transferim, duke synuar që ta bënte menjëherë përfundimtare lëvizjen e Rashicës drejt skuadrës tjetër.
Negociatat kanë vazhduar deri në momentet e mbylljes së merkatos, pa gjetur një akord dhe duke bërë që si përfundim, Rashica t’u shtërngonte duart zyrtarëve të Bajer Leverkusen, duke u lënë takim për të ardhmen, ndoshta që në janar, meqë mbetej për momentin ende pjesë e Verder Bremen.
Kombëtarja e Portugalisë ka mposhtur Kombëtaren e Kroacisë me rezultatin 2-1, duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës…
Luka Modric u përlot në fund të ndeshjes, ndërsa udhëtimi i Kombëtares së Kroacisë në Kupën e Botës përfundoi me…
Cristiano Ronaldo ka shkruar edhe një tjetër faqe historike në Kupën e Botës, duke vendosur një rekord të ri në…
Zvcira dhe Algjeria do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës. Kombëtarja evropiane dhe ajo afrikane do…
Mikel Oyarzabal ishte protagonist i madh në fitoren bindëse 3-0 të Spanjës ndaj Austrisë në Kupën e Botës, ku sulmuesi…
Ylli i ri i Brazilit, Endrick, ka zbuluar detaje interesante nga marrëdhënia e tij e ngushtë me Neymarin gjatë Kupës…