Categories: Uncategorized

Mustafa i vendos afate Kurtit: Për marrëveshjen kemi kohë deri në fund të javës, ndryshe të deklarojmë dorëzimin

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka dërguar një mesazh tjetër sot kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit. Në një deklaratë për mediat, Mustafa i ka vënë afat Kurtit për të arritur marrëveshjen, ose të deklarojnë dorëzimin dhe të shkojnë drejt zgjedhjeve të të reja.

Po ashtu në fjalën e tij tha se qeveria duhet të jetë e balancuar siç i kanë besuar qytetarët votën e tyre më 6 tetor 2019. “Ne mbetemi të përkushtuar për marrëveshje, por për një marrëveshje që respekton vullnetin e qytetarëve të zgjehdjeve të tetorit të vitit të kaluar. Mendojmë që marrëveshja duhet të ketë një qeveri të balancuar në harmoni që qytetarët na kanë dhënë besimin me anë të votës, neve 28 deputetë dhe Vetëvendosjes 29 deputetë. Ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë e ta arrijmë marrëveshjen deri në fund të kësaj jave, ose të konkludojmë që nuk ka kushte për marrëveshje”- tha Mustafa.

Të lidhura

None found

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Ngërçi në krijimin e qeverisë ka nisur për ndarjen e posteve të larta shtetërore. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që në vitin e parë të qeverisjes të ketë Kryetarin e Kuvendit dhe Zëvendës Kryeministrin e parë, e në vitin e ardhshëm të lëshojë karrigen e kreut të Kuvendit e të marrë atë të Presidentit. Ndërkohë që kërkon të ketë dhe 5 ministri.

Por, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka zgjedhur Glauk Konjufcën si kryetar të Kuvendit dhe shprehet se nuk do e shkarkojë, por i ka propozuar LDK-së që të shtojnë numrin e ministrive e të marrin dhe Presidentin. Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së janë takuar intensivisht me njëri-tjetrin, por ditët e fundit kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra- tjetrës se si të formohet qeveria. Pak ditë më parë është Konstituuar dhe Legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, ku u bë vetëm zgjedhje e kreut të ri të këtij institucioni, por ende nuk është arritur marrëveshja për të formuar dhe qeverinë.

të fundit

Traktor i përmbysur në Podmol të Prilepit, 54-vjeçari humb jetën në vendngjarje

Mbrëmë në orën 20:00, në SPB-në e Manastirit u raportua se në zonën e fshatit Podmol, Prilep, është gjetur një…

10 minutes ago

Milani shqyrton Fodenin si alternativë për pasuesin e Leaos

Emri i Phil Fodenit ka përfunduar në tavolinën e Milanit, pasi mesfushori ofensiv i Manchester Cityt i është propozuar klubit…

10 minutes ago

Sarandë, 50-vjeçari qëllohet nga një automjet dhe dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës. Një person është derguar me…

11 minutes ago

Trump fajëson Kanadanë për tymrat nga zjarret dhe paralajmëron tarifa: Ndotja po i kushton SHBA-së miliarda

Donald Trump ka deklaruar se dëmet ekonomike që, sipas tij, i shkaktohen SHBA-së nga tymi i zjarreve pyjore që vjen…

23 minutes ago

Day 48 of the revolt: Speeches outside the Prime Minister’s Office conclude as citizens march along the Boulevard: No negotiations, Rama must resign

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike shënon sot ditën e saj të 48-të. Edhe këtë pasdite, qytetarët u…

32 minutes ago

Israeli strike at funeral in Gaza kills seven, injures 22

Të paktën shtatë persona humbën jetën, ndërsa 22 të tjerë u plagosën nga një goditje izraelite gjatë një ceremonie mortore…

32 minutes ago