ryetari i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se veprimet e njëanshme të kryeministrit Albin Kurti çojnë në prishje të koalicionit qeverisës. Ai i jep ultimatum shefit të Qeverisë që ta anulojë vendimin për shkarkimin e Agim Veliut dhe ta heqë tarifën ndaj produkteve serbe brenda javës
Mustafa e quan të njëanshëm vendimin e kryeministrit Kurti për ta shkarkuar Agim Veliun nga pozita e ministrit të Punëve të Jashtme, transmeton Gazeta Express.
None found
Sipas Mustafës, ky vendim shkel marrëveshjen e koalicionit qeverisës mes LDK-së e Vetëvendosjes.
Kreu i LDK-së kërkon nga partneri i tij qeverisës që ta anulojë vendimin për shkarkimin e Veliut, duke e paralajmëruar se vendime të tilla çojnë në prishje të Qeverisë.
Shkrimi i plotë i Mustafës
Qytetarë të nderuar
Për mua dhe LDK-në është i papranueshëm shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu.
Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit.
Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së.
Si kryetar i LDK-së nuk jam konsultuar nga Kryeministri dhe aq më pak i pranoj arsyet e tij te bëra publike.
Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës.
Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit. IM
Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…
Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…
Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…
Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në 64-vjetorin e lindjes së tij. Përmes një…