Categories: Uncategorized

Hoti shpalos 3 parimet thelbësore të dialogut

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka marrë pjesë në Samitin e Parisit që është organizuar nga Merkel dhe Macron përmes një video-samiti.

Në fjalën e tij, kreu i Qeverisë së Kosovës ka prezantuar tri parimet kryesore, në të cilat thuhet se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm dhe s’mund të jetë pjesë e negociatave, rendi kushtetues i Kosovës nuk mund të preket dhe se marrëveshja finale me Serbinë duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, kreu i Qeverisë ka thënë se marrëveshja finale Kosovë-Serbi duhet të ketë si rezultat edhe fitimin e ulëses në OKB për Kosovën. Përveç kësaj, Hoti ka thënë se duhet të zgjidhet edhe fati i personave të pagjetur dhe të vendoset drejtësi për të gjitha viktimat e të gjitha formave të dhunës që janë ushtruar nga Serbia gjatë luftës.

Hoti ka thënë se mbi bazën e këtyre parimeve dhe synimeve, Kosova është e gatshme që të vazhdojë tutje dialogun.

të fundit

Mashtronin shtetas të huaj duke u premtuar investime në ‘Forex’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim…

9 minutes ago

Kultivonte bimë narkotike në një banesë ne qira, arrestohet 22-vjeçari, pranga edhe një punonjësi të OSHEE-së, dy të tjerë nën hetim (EMRAT)

Policia në Velipojë, ka zbuluar një banesë me qira që ishte kthyer në një “shtëpi bari”. Në pranga është vënë…

26 minutes ago

“Big Brother VIP Albania 5″/ Cilët banorë rrezikojnë të eliminohen

Një mekanizëm i ri dhe i papritur nominimesh ka sjellë tension dhe dinamika të reja në edicionin e pestë të…

52 minutes ago

Ish-mesfushori i Interit dhe PSG-së njofton tërheqjen nga futbolli në moshën 32-vjeçare

Fituesi i tripletës me Barcelonën, Rafinja Alkantara, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli profesionist në moshën 32-vjeçare. Ish-mesfushori e konfirmoi vendimin…

1 hour ago

BIRN: Dosja e SPAK nxjerr fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka administruar qindra mln euro

Hetimi i Prokurorisë së Posaçme, zbuloi se si dhjetëramiliona euro u rrëmbyen nga xhepat e taksapaguesve përmes proceseve të prokurimeve…

2 hours ago

INSTAT: 50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj

Gjyma e të punësuarve me pagë marrin deri në 52,000 lekë në muaj (63,456 lekë bruto), sipas të dhënave zyrtare…

2 hours ago