Një mekanizëm i ri dhe i papritur nominimesh ka sjellë tension dhe dinamika të reja në edicionin e pestë të “Big Brother VIP”, duke ndryshuar rrjedhën klasike të lojës dhe duke vënë përballë njëri-tjetrit banorët që prej hyrjes së tyre të parë në shtëpi.
Në qendër të këtij mekanizmi ishte një ruletë, përpara së cilës u vendosën katër banorët e rinj.
None found
Fati i ndau rolet qartë: dy prej tyre do të kishin në dorë shpëtimin e banorëve, ndërsa dy të tjerët do të vendosnin për nominimet.
Ky proces solli vendime të shpejta, por jo pa arsye personale dhe tensione të akumuluara.
Juxhini dhe Stenaldo, u përballën me zgjedhjen për të shpëtuar nga nominimi dy banorë. Juxhini vendosi të shpëtojë Brikenën, një zgjedhje që u interpretua si afërsi dhe mirëkuptim mes tyre, ndërsa Stenaldo zgjodhi të shpëtojë Ilirin, duke i dhënë atij një avantazh të rëndësishëm në këtë fazë të lojës.
Ndërkohë, roli më i vështirë i ra Juelës dhe Armelës, të cilat duhej të çonin dy banorë në nominim. Armela zgjodhi Lornën, vendim që erdhi pas debatit të fortë mes tyre që në ditët e para të bashkëjetesës.
Nga ana tjetër, Juela vendosi të nominojë Kristin, duke u shprehur se nuk ishte ndier e mirëpritur prej tij dhe se raporti mes tyre kishte nisur me distancë.
Por loja nuk mbaroi këtu. Lorna dhe Kristi, tashmë të nominuar, u përballën edhe ata me një zgjedhje vendimtare: secili duhej të zgjidhte nga një banor tjetër për ta çuar në nominim.
Kristi zgjodhi Senon, ndërsa Lorna vendosi të nominojë Selin, duke kompletuar kështu listën e katër të nominuarve.
Tashmë, Seli, Seno, Kristi dhe Lorna janë në televotim, dhe njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të shtunën e ardhshme.
Ky mekanizëm i ri, jo vetëm që ka shtuar tensionin dhe strategjitë brenda shtëpisë, por ka nxitur edhe reagime të forta nga publiku, duke e bërë javën në vijim vendimtare për fatin e lojës.
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…
Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…
Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…